KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë
Siguri

Nis gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Kosova News
Kosova News 10:27 -25/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, një vit më herët. Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë paraqitur të mërkurën para trupit gjykues.

Gjykatësi Arben Hoti ka thënë se ka kushte për shqyrtimin fillestar ndaj të pandehurve që gjenden në masën e paraburgimit. Për gjykimin në mungesë të 42 personave të akuzuar pritet të kërkohet vendim nga instanca më të larta.

Paraprakisht, prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se pjesa tjetër e grupit terrorist nuk ka mundur të kapet për t’u sjellë në gjykatë. Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, mund të bëhet gjykimi në mungesë.
Lubomir Pantoviq, avokat i të arrestuarit Spasojeviq, ka kundërshtuar propozimin e prokurorit Abazi për gjykim në mungesë të 42 personave.

Mbërrijnë në gjykatë të akuzuarit për sulmin në Banjskë

E avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, ka thënë se s’ka faktorë që gjykata të vendosë të mos mbahet gjykimi në mungesë. “Siç po e shihni ky gjykim po mbahet në mungesë të 42 personave. Është specifik sepse ka vdekur polici Afrim Bunjaku dhe janë dëmtuar palët dhe të njëjtën kohë ka mundur të rrezikohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Gjykata duhet të vendos a të mbahet a jo, sidoqoftë duhet të merrni mendim edhe nga Gjykata Supreme”, ka thënë ai.

Avokatët e të akuzuarve kanë bërë kërkesë ndaj Prokurorisë që ta dorëzojë në formë fizike shkresën e lëndës. Koci, si përfaqësues i palës së dëmtuar, ka thënë se kërkojnë që gjykimi të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundshme. Ai ka thënë se kërkesa e mbrojtjes, nëse është ligjore, duhet të plotësohet.  E prokurori Abazi ka thënë se konsideron që i ka përfunduar obligimet, por për hir të korrektësisë që të mos ketë zvarritje është e gatshme t’i dorëzojë ato edhe në formë fizike, pos asaj elektronike që e ka kryer.

Në sallë janë të pranishëm edhe disa policë, që ishin me rreshterin Afrim Bunjaku në kohën kur ai u vra nga grupi sulmues. 

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani: Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime të merituara për Kosovën

Kurti priti një delegacionin nga shteti i Iowa-s

Kërkohet një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Nuk kishte dalë nga banesa tri ditë, gjendet pa shenja jete 54 vjeçari nga Mitrovica

Kosova News 25/09/2024 25/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX-it në Kosovë
22:56 -16/06/2025
ShBA-ja dërgon aeroplanë në Evropë dhe aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme
22:33 -16/06/2025
Tableti më i fuqishëm i lojërave Android ka një emër të ri dhe një datë lansimi
22:20 -16/06/2025
Lideri iranian në shënjestër? Netanyahu thotë se vrasja e tij do t’i jepte fund konfliktit
21:58 -16/06/2025
Lushtaku i reagon Klan Kosovës: Lajmi i publikuar është dezinformues dhe tendencioz
21:42 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?