KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Politikë

Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Kosova News
Kosova News 22:03 -25/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sonte pjesë në hapje të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se secila grua që ndjen frikë gjatë natës, secili fëmijë që ndjenë britma në vend të qetësisë, është alarm për të gjithë ne dhe ky alarm nuk pret. Ai shtoi se shteti ka detyrim të mbrojë, të garantojë siguri dhe drejtësi, sikurse edhe që shoqëria ka detyrimin të mos heshtë.

“Ne nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen mbi trauma të cilat nuk janë shëruar, as mbi një kulturë e cila e relativizon dhunën. Atë mund ta ndërtojmë vetëm mbi shërimin, mirëkuptimin dhe një kulturë e cila e refuzon dhunën dhe e vendos dinjitetin e njeriut në qendër. Dhuna në familje nuk justifikohet nga asgjë, askund, asnjëherë, as nga ngarkesa a stresi, e as nga ndonjë traditë a zakon”, tha kryeministri, duke shtuar se krahas ligjit, na duhet guximi shoqëror: guximi për të raportuar e për të thënë “mjaft”.

Kryeministri Kurti potencoi gjithashtu faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës ka punuar me përkushtim për t’i fuqizuar mekanizmat e mbrojtjes dhe drejtësisë, duke theksuar se me punë të përbashkët, kemi arritur që Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026 ta kemi me 94.5% të aktiviteteve të realizuara ose në zbatim.

- Reklamë -

Në këtë drejtim, ai përmendi lansimin dhe zbatimin e Protokollit Shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, duke standardizuar procedurat për mbrojtje dhe dinjitet; ofrimin e programit psiko-sociale për trajtimin e kryerësve të dhunës; ndihmën juridike falas për viktimat, pa asnjë kusht ekonomik – në fushën civile: për 671 qytetarë, prej tyre 588 gra, dhe në fushën penale: 310 qytetarë, prej tyre 187 gra.

Pastaj, miratimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, që i lehtëson pasojat dhe barrën financiare për rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave; lansimin e masës për punësimin e grave viktima të dhunës, për shkak se punësimi i riintegron ato dhe rithemelon dinjitetin e tyre; ndarjen e 7.3 milionë euro për strehimoret dhe OJQ-të sociale në periudhën 2021–2025, si dhe zgjerimin e databazës nacionale, duke integruar module të reja dhe duke rritur në nëntë numrin e institucioneve që evidentojnë rastet e dhunës.

Në fund, kryeministri Kurti tha lufta kundër dhunës me bazë gjinore nuk është vetëm çështje e grave, në fakt para së gjithash e mbi të gjitha duhet t’i emancipojmë burrat, djemtë e rinj. “ Është çështje e mbarë shoqërisë, e Republikës, e së bashku mund, duhet dhe do të ndërtojmë një Republikë, ku drejtësia triumfon e pabarazia bie. Do ta bëjmë këtë shoqëri më humane, më të barabartë dhe më të drejtë bashkë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 25/11/2025 25/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?