KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis festa në trojet shqiptare, Shqipëria siguron kualifikimin për ”EURO 2024”
Sport

Nis festa në trojet shqiptare, Shqipëria siguron kualifikimin për ”EURO 2024”

KosovaNewss
KosovaNewss 20:01 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim.

Shqipëria ishte pothuajse gjatë tërë kohës më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj.

Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë pa raste të mira shënimi, teksa të dy ekipet po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.

Vendasit mundësinë më të mirë për gol e patën në minutën e 16-të, por goditja e Nicolaescut u ndal me sukses nga Etrit Berisha.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që realizoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi Taulant Seferi.

Me epërsinë minimale të Shqipërisë përfunduan 45 minutat e parë të përballjes.

Në pjesën e dytë vendasit morën kontrollin e ndeshjes por pa arritur të shënojnë pasi hasën në rezistencë të fortë nga mbrojtja e Shqipërisë.

Nicolaescu pati mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutën e 55-të, por Berisha nuk lejoi që të mposhtej.

Shqipëria në anën tjetër rrezikoi seriozisht në minutën e 73-të por goditja e Taulant Seferit u ndal nga shtylla.

Moldavia arriti të barazojë shifrat në minutën e 87-të pas një tollovie brenda zonës ku autor i golit ishte mbrojtësi Vladislav Baboglo.

Deri në fund nuk kishte më raste të mira shënimi dhe Shqipëria siguroi kualifikimin për herë të dytë në historinë e saj në Evropian pasi paraprakisht kishin qenë pjesëmarrës në vitin 2016

Gjithashtu lexoni:

Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat 

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është, e çuditshme

Juventusi i ofron Unitedit një marrëveshje shkëmbimi për të zhbllokuar transferimin e Sanchos

KosovaNewss 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Do ta votoj këdo me votim të hapur
20:03 -05/07/2025
4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?