KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis edicioni i 25-të i Panairit AGROKOS & Agroturizëm, Kurti merr pjesë në hapjen solemne
Lajme

Nis edicioni i 25-të i Panairit AGROKOS & Agroturizëm, Kurti merr pjesë në hapjen solemne

Kosova News
Kosova News 16:49 -27/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mori pjesë në hapjen e edicionit të 25-të të Panairit AGROKOS & Agroturizëm 2025, në Sallën “1 Tetori”.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm hapjen e panairit, si për sektorin bujqësor ashtu edhe për zhvillimin rural në Kosovë, kryeministri Kurti tha se në këtë ngjarje të përvitshme përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit – si dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë.

Në fjalën hyrëse, ai përmendi se në tri vitet e fundit, Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministrit tejet të suksesshëm Faton Peci, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të fuqizuar këtë sektor jetik.

“Për herë të parë, janë ndarë 300 milionë euro për 120 mijë fermerë përmes granteve dhe subvencioneve, me ç’rast mbështetja për grurin është rritur me 275%, e për bujqësinë organike me 500%”, tha kryeministri, duke shtuar se po ashtu janë rehabilituar sisteme ujitjeje për mbi 11 mijë hektarë dhe është rritur për 50% toka e punueshme bujqësore për vetëm katër vjet – nga rreth 80 mijë hektarë në mbi 120 mijë hektarë.

Ai gjithashtu nënvizoi uljen e importit dhe rritjen e eksporteve: nga viti 2019 deri më sot, eksporti i domateve, zarzavateve dhe perimeve të konservuara është shumëfishuar.

Sa i përket blegtorisë, theksoi se janë mbi 13 milionë euro për ndërtimin e 93 stallave të reja, shtimin e mbi 2,000 krerëve gjedhe dhe blerjen e dhjetëra traktorëve. Kryeministri tha se të gjitha këto nuk janë vetëm të dhëna – janë dëshmi se Kosova po punon për një bujqësi moderne, të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Sot, më shumë se kurrë, bujqësia nuk është sektor i së shkuarës, por i së ardhmes sonë ekonomike. Në këtë rrugëtim, partneriteti me ju – fermerët, agrobizneset, investitorët dhe organizatat zhvillimore – është çelësi i suksesit tonë të përbashkët”, tha ai.

Kurti iu uroi organizatorëve dhe pjesëmarrësve hapjen e panairit, duke u dëshiruar suksese dhe sa më shumë bashkëpunime nga ky panair.

Gjithashtu lexoni:

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike

Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë

Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt

Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta

Abdixhiku reagon pas intervistimit të Pecit: ka prokurorë të rinj që kanë guxim e integritet

Kosova News 27/05/2025 27/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
broken clouds
13° _ 13°
82%
1 km/h
Wed
19 °C
Thu
13 °C
Fri
17 °C
Sat
16 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?