Gjatë ditës së sotme ka nisur asfaltimi i rrugës transit në Komunën e Shtimes.
Këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi duke thënë se vështirësive të mëdha me të cilat janë ballafaquar qytetarët me këtë rrugë po u vie fundi.
“Filluam me asfaltimin e rrugës tranzit në Shtime.
Vështirësive të mëdha me të cilat u ballafaquan qytetarët në këtë rrugë po u vie fundi.
#Vvazhdojmë e nuk ndalemi asnjëherë!”, ka shkruar Durmishi në facebook.


