KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngritet aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për “Trafikim me njerëz”
Siguri

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave të dyshuar për “Trafikim me njerëz”

Kosova News
Kosova News 15:32 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S., dhe V.H, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”  sipas  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji Gusht i vitit 2024 e deri  me datën 15.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura V.H., fton të dëmtuarën në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre i’u ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht viktimën e  mitur, duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale.

“Në periudhën e njejtë kohore dhe në lokacionin e njëjtë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që fillimisht e pandehura fton të dëmtuarat e në mesin e tyre e merr edhe të dëmtuarën,  motrën e saj, e moshës 16 vjeçare, nga shtëpia e saj dhe e dërgon në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht të miturën , duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit me datën 16.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura fton të dëmtuarën  e moshës 17 vjeçare për të banuar përkohësisht në banesën e saj, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin, përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht të dëmtuarën e mitur, ku e njëjta ishte detyruar se bashku të dëmtuarat e tjera, të hyjnë brenda në vilë të kryejnë shërbime seksuale duke u siguruar të njëjtave, klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale, dhe posa dalin nga vilat, aty të pandehurit i marrin me veturë, nga aty vazhdojnë për në drejtim të qytetit të Prishtinës ku ndalen përsëri në motel kinse për të pushuar, derisa e dëmtuar arrin ti dërgoj një audio-mesazh të dashurit të saj, dhe falë intervenimit të policisë arrijnë që të pandehurit t’i arrestojnë, ndërsa e dëmtuara kërkon ndihmë mjekësore për shkak gjendjes tejet të rënduar psikologjike të saj.

Ndërsa, gjatë muajit mars të vitit 2025, në kohë të pacaktuar, përmes rrjetit social “Snapchat” e pandehura me qëllim të frikësimit dhe kanosjes serioze, si dhe duke premtuar dhuratë personave, saktësisht familjarëve të viktimave të mitura të trafikimit, saktësisht motrës dhe nënës së viktimës, në atë mënyre që e pandehura derisa ishte nën masën e arrestit shtëpiak për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz” e njëjta fillimisht kontakton motrën e viktimave të trafikimit përmes llogarisë së saj të rrjetit social “snapchat” me mesazh zanor duke tentuar të krijoj një raport shoqëror dhe duke tentuar që ti bind për të i ndryshuar deklaratat e tyre duke i thënë se të njëjtës i’a ka premtuar një veturë të tipit “Golf 7” për ta hequr denoncimin në Polici, ku, me këto veprime i’u ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetën e tyre.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit e lartëcekur me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së, si dhe ndaj V.H.,  është paraqitur aktakuzë edhe për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” nga neni 387 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim. .

Gjithashtu lexoni:

E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Gjendje alarmante me zjarret në Kosovë, Agjencia e Emergjencave: Situatë e rënduar ndjeshëm si pasojë e erërave të forta

“Dora e shtetit na e ka vra” – flet vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

Dënimi i Murat Dernjanit me 20 vjet burgim, reagon Ambasada Gjermane

IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?