KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngrihet aktakuzë kundër pesë personave për mashtrim me subvencione
Siguri

Ngrihet aktakuzë kundër pesë personave për mashtrim me subvencione

Kosova News
Kosova News 14:26 -25/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për shkak të mashtrimit me subvencione.

Sipas njoftimit, katër prej tyre në cilësinë e personave zyrtarë, si Inspektorë për Kontroll në Teren pranë Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilët pas një marrëveshje paraprake dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për personin tjetër, në këtë rast përfitueses së një granti, tani e pandehura M.D., në bashkëkryerje kanë përpiluar dhe prezantuar raporte të rrejshme tek organet kompetente.

“Duke konstatuar se përfituesja e grantit, tani e pandehura ‘kinse’ kishte plotësuar kriteret e kërkuara për subvencionimin e një granti për kultivimin e bletëve, ndërsa në realitet e njëjta nuk plotësonte kriteret e parapara ligjore, ngase nuk posedonte asnjë shoqëri (koshere) të bletëve, ku si rezultat i veprimeve nga personat e lartcekur, buxhetit të Republikës së Kosovës i janë shkaktuar dëme në shumën prej 11,753.30 €”, thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

Me këtë të pandehurit: A.Ç., A.H., L.K. dhe K.Z., si persona zyrtarë në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, ndërsa përfituesja e grantit, e pandehura M.D., e ka kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”.

Po ashtu, ju njoftojmë se me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Po ashtu, ka propozuar që të pandehurve të lartcekur t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike, si dhe t’iu shqiptohet dënimi plotësues, duke urdhëruar që të kompensojnë dëmin e shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale të tyre.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?