KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngacmimet seksuale në Komunën e Obiliqit- reagon VV, ia kujton kryetarit se fshehja e përfshin në krim
Politikë

Ngacmimet seksuale në Komunën e Obiliqit- reagon VV, ia kujton kryetarit se fshehja e përfshin në krim

Kosova News
Kosova News 14:29 -28/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një deklaratë shokuese ka dhënë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe pas saj menjëherë ka reaguar Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo komunë.

Madje kjo parti ia ka kujtuar kryetarit Gashi se fshehja e këtij krimi e inkriminon edhe vetë atë, po aq sa kryesin.

“Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës lidhur me arsyetimin se pse drejtorët nuk duhet të ulën përball këshilltarëve komunal. Ai hedh akuza direkte se në mesin e këshilltarëve komunal ka të tillë që kanë dhe kanë pasur vepra për ngacmime seksuale, por nuk deklarohet se kush është ai ose ajo. I kujtojmë kryetarit se fshehja e krimit e inkrimonon  po aq sa vetë kryesin/en e tij/saj”, thuhet në reagim.

Tutje Vetëvendosje ka ftuar organet kompetente që të merren me këtë deklaratë dhe të zbardhet e vërteta e këtij deklarimi skandaloz.

Kryetari Xhafer Gashi gjatë përballjes me asamblistët bëri deklaratë me të cilën pretendonte se brenda sallës së Kuvendit Komunal ka ngacmues seksual.

Ai tha kështu kur foli lidhur me arsyetimin se pse drejtorët nuk duhet të ulën përball këshilltarëve komunal.

“Qajo fjala me dalë drejtorët përpara. Ju kam thënë a doni me dalë knena, por po tutën që po i ngacmon najkush seksualisht se po thonë që ka njerëz që kanë pasur vepra për ngacmime seksuale. Veç atë tutë e kanë”, tha Gashi, duke mos dhënë detaje e përmendur emër se për kë ka fjalën.

Këtu ju sjellim vetëm pjesën ku përmenden ngacmimet seksuale. Për shkaqe që video nuk ka kualitet të lartë, rekomandohet të dëgjohet me kufje.

Kujtojmë se vepra e ngacmimit seksual është vepër penale brenda Kodit Penal.

Sipas përkufizimit brenda Kodit Penal, “ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.

Varësisht nga rrethanat e kryerjes së veprës, dënimet për këtë vepër mund të jenë deri në pesë vjet burgim.

Deklaratë shokuese nga kryetari i Obiliqit, pretendon se brenda sallës së Kuvendit ka NGACMUES SEKSUAL! (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

U bënë më shumë se dy orë — Liderët politikë ende në takim për zhbllokimin e situatës politike

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi për 23-vjeçarin nga Ferizaji

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Lëndohen nëntë persona nga një aksident mes dy veturave në Kopiliq të Skënderajt

Kosova News 28/03/2023 28/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Vashat e Kosovës triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë
18:22 -28/06/2025
U bënë më shumë se dy orë — Liderët politikë ende në takim për zhbllokimin e situatës politike
18:07 -28/06/2025
Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare – Vuçiq paralajmëron dhunë
17:48 -28/06/2025
Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi për 23-vjeçarin nga Ferizaji
17:44 -28/06/2025
Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet
17:33 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?