KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga vrasja e 2 policëve te rrëmbimi i Prengës, kush është trafikanti Dritan Rexhepi
Rajon

Nga vrasja e 2 policëve te rrëmbimi i Prengës, kush është trafikanti Dritan Rexhepi

Kosova News
Kosova News 11:53 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i kartelit “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi është arrestuar këtë të premte (10 nëntor 2023) në vilën e tij luksoze në Stamboll, aty ku kishte shkuar falë një pasaporte false kolumbiane, regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Dikur student për drejtësi, sot ai njihet si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi kërkohet aktualisht në Shqipëri, Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe.

Ndërsa në të gjitha vendet e sipërpërmendura, kapo banda kërkohet për trafikun e lëndëve narkotike, në Shqipëri kërkohet dhe për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Mediat në mbarë botën kanë shkruar për Dritan Rexhepin. Ndërsa flasin për Pablo Escobar, në tabloidet e gazetave më të njohura nuk mungon dhe emri i shqiptarit të përfshirë në krimin e organizuar.

“Kompania Bello njihet si një rrjet organizatash kriminale të drejtuar nga ‘kapo’ Dritan Rexhepi, një shqiptar i cili u arrestua në vitin 2020 në bastisje të koordinuara në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Prokurorët italianë thanë se Rexhepi kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’ ndërsa Europol tha se bastisja ishte ‘më e madhja e këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës’. Më afër vendit, fitimet fitimprurëse të kokainës mendohet se kanë nxitur një luftë të egër bandash në Irlandë që ka lënë të paktën 18 të vdekur që nga shpërthimi i saj në 2015 dhe çoi në dhjetëra arrestime,” – shkruan Daily Mail.

Ndërkaq, në vitin 2011 mediat spanjolle kanë shkruar për “mjeshtrin e arratisjeve nga burgu”. Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo banda mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali. Pak më vonë një tjetër arrati u regjistrua në Belgjikë.

Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me gjeneralitetet Lulzim Murataj – pasaportë me të cilën u arrestua në Ekuador- dhe prej datës 16 nëntor 2013, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në Shqipëri.

Ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia, arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, pamje nga aksioni

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 10/11/2023 10/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?