KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga sot ofrohen edhe shërbimet e rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës
Shëndetësi

Nga sot ofrohen edhe shërbimet e rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Kosova News
Kosova News 17:42 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i shoqëruar ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, mori pjesë në përurimin e zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Spitalin Regjional të Pejës, respektivisht fillimin e shërbimeve përmes aparaturës së re të rezonancës magnetike.

Rritja e kapaciteteve shëndetësore është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, dhe që nga sot, shërbimet e Radiologjisë do të ofrohen me aparaturë moderne edhe në Spitalin e Pejës për të vazhduar së shpejti edhe në spitalet e tjera të përgjithshme, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Me këtë rast, Ministri Vitia tha se një prej objektivave kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë mbetet shtimi i kapaciteteve shëndetësore që do të ndikojë drejtpërdrejte në mirëqenien e qytetarëve.

“Sot është lajm i mirë që më në fund rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të qytetareve të Pejës, por edhe të komunave të tjera përreth. Kur ka vullnet, kur ka punë dhe kur nuk mungon angazhimi, brenda një periudhe edhe më të shkurtër mund të bëhet investimi i ardhshëm”, tha ndër të tjera ministri Vitia, i cili i njoftoi të pranishmit se tashmë është nënshkruar plani investiv për infrastrukturë edhe për pajisje në vlerë të 41 milionë eurove dhe se janë të mirëseardhura të gjitha kërkesat që do të ndikonin në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe më të mira shëndetësore.

Ky projekt, vlera e të cilit është 658 mijë euro, do të lehtësojë në masë të madhe punën e profesionistëve shëndetësorë si dhe do të përmirësojë shërbimet shëndetësore për qytetarët e këtij regjioni. Me aparaturën e re do të shtohen kapacitetet dhe e cila do të ndihmojë në dignostifikim dhe shtimin e shërbimeve imazherike nga të cilat do të përfitojnë pacientët.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?