KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga purgatori në ferr- Juve sheh makthe, dënimi dhe Empoli e nxjerrin jashtë Evrope
Sport

Nga purgatori në ferr- Juve sheh makthe, dënimi dhe Empoli e nxjerrin jashtë Evrope

Kosova News
Kosova News 09:31 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga purgatori në ferr. Brenda pak orës, Juve mësoi dënimin e radhës, minus 10 pikë në Serie A, për çështjen e pagesave fiktive, ndërsa në fushë ekipi i Allegrit pësoi një humbje të rëndë 4-1 përballë Empolit që i nxjerr jo vetëm nga zona Champions, por edhe nga Evropa.

Dy javë përpara fundit, Juve e sheh veten në vendin e 7-të në kuotën e 59 pikëve, 5 pikë larg zonës Champions. “Zonja e Vjetër” dukej në shok total përballë Ismajlit me shokë, mbrojtësi kuqezi zbriti në fushë si titullarë dhe 90 minuta të plota, i vlerësuar me notën 7.1.

Sfida nisi me moviole, ku Juves iu anulua një gol për faull ndaj portierit, ndërsa pak minuta më vonë, Empoli fitoi një penallti. Caputo nga 11 metra distancë u tregua i saktë duke kaluar Empolin në avantazh. Makthet e Juves nuk përfunduan këtu pasi toskanët gjetën edhe golin e dytë me Luperto në minutën e 21-të. Allegri ndërhyri në formacion me fillimin e pjesës së dytë, por ishte sërish Empoli që shënoi dhe të tretin me Caputo-n. Torinezët u përpoqën të riktheheshin në lojë, por goli i Chiesa-s erdhi vonë në minutën e 85-të, me sulmuesin “azzurr” që ngushtoi shifrat në 3-1. Në shtesë, kishte kohë dhe për golin e katër të Empoli-t i realizuar nga Piccoli.

Allegri

E kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura Max Allegri pas një humbje të tillë: “Të vjen keq të hedhësh në erë një sezon pas një humbje të tillë, por është shumë e çuditshme ta shohësh veten me 10 pikë më pak minuta përpara ndeshjes. Ne në fushë kemi bërë 69 pikë, por në letër shohim 59-të. Nëse fitonim këtu mund të luanin Championsin kundër Milanit, por nuk shkoi kështu. Është një situatë jo e lehtë, e tillë do të jetë edhe në ditët në vijim. Shpresoj që kjo situatë të zgjidhet një herë e mirë për të gjithë pasi kjo është një mungesë respekti për të gjithë. Të na thonë një herë e mirë se ku do të luajmë, mjaft më. E ardhmja? Duhet të flasim me shoqërinë, por më parë duhet të kuptojmë se ku do të luajmë, nëse do të na lejojnë të luajmë në Evropë”, u shpreh Allegri ndër të tjera në konferencë për shtyp.

Gjithashtu lexoni:

Përçarje te skuadra e Interit pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

Manchester City mbyll sezonin pa asnjë trofe

Ndodh surpriza e parë e madhe në Botërorin e Klubeve, Interi eliminohet në 1/16-at nga ekipi brazilian

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube

Messi pritet të largohet nga Inter Miami

Kosova News 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përçarje te skuadra e Interit pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube
19:35 -01/07/2025
Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë
19:27 -01/07/2025
Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë
19:12 -01/07/2025
Manchester City mbyll sezonin pa asnjë trofe
19:09 -01/07/2025
Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE
18:58 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?