KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari (VIDEO)
Rajon

Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 13:42 -04/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen dhe sekuestrimin e 46 kg kanabis në Rinas. Operacioni “Suitcases” u zhvillua të premten teksa policia thekson se lidhur me rastin është arrestuar 34-vjeçari, Kristian Gjoni. Gjithashtu janë proceduar penalisht dy persona.

Sipas policisë droga ishte e ndarë në 89 paketime dhe vlera e saj në treg shkon 250 mijë euro.Më tej bëhet me dije se autoritetet po vijojnë punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“DVP Tiranë. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, operacioni policor i koduar “Suitcases”. Goditet një rast tentativë për trafikimin e rreth 46 kg lëndë narkotike cannabis sativa nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetase. Sekuestrohen 89 paketime me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 46 kg, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizuan operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë.

Gjatë operacionit u konstatuan dy valixhe, brenda të cilave ndodheshin 89 paketime të mbyllura me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës, me peshë totale rreth 46 kilogramë, me vlerë tregu rreth 250 000 euro.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Vijojnë hetimet, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Gjithashtu lexoni:

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Mbush 62 vjeç, Rama poston foto me flamingon: Faleminderit për urimet, urrejtësit, provë që s’po jetoj kot

Edi Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike

“Mos blini te shqiptarët”, kërkohet reagim nga shteti i Serbisë për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër – me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës

Kosova News 04/07/2026 04/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
80%
2 km/h
Sat
26 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
23 °C

Lajmet e Fundit

Ukraina e “shkund” Rusinë, godet terminalin e naftës në Shën Petersburg
15:01 -04/07/2026
Me këto çmime po shiten sot nafta, benzina e gazi në Kosovë
14:21 -04/07/2026
Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit
14:17 -04/07/2026
Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës
14:14 -04/07/2026
Fabrika e qumështit “VITA” s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë
14:00 -04/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?