Ditëve të fundit, disa media në Kosovë kanë intensifikuar një fushatë propaganduese duke hedhur të pavërteta në opinionin publik lidhur me shitblerjen e energjisë që Kosova po bën me kompanitë shqiptare në Shqipëri.
Kësaj fushate po i prinë “gazetari” Lirim Mehmetaj, i ndjekur më pas nga mediat e opozitës, të cilat së bashku po shtrembërojnë të vërtetën, duke tentuar t’ia imponojnë opinionit “të vërtetën” e tyre e duke mos e treguar të vërtetën e madhe.
Duke mos gjetur lidhje të drejtpërdrejta me Qeverinë Kurti, i gjithë narracioni i tyre është fokusuar te deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, i cili njëherësh është edhe afarist i suksesshëm në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Mediat pretendojnë se gjoja deputeti Ahmeti ka lidhje me shitblerjen e energjisë me kompaninë kosovare “ETMT ENERGY SH.P.K.”, e cila është në pronësi të kompanisë shqiptare “ENER TRADE”.
Sipas Regjistrit Tregtar Shqiptar, të njohur si QKB, pronarë të “ENER TRADE” figurojnë personi fizik Artur Mickaj dhe subjekti “GJONAJ GROUP HOLDINGS” shpk, ku pronar i kësaj të fundit figuron personi Marin Gjonaj, ndërsa anëtar i bordit të kësaj kompanie holding, figuron vëllai i tij, Fabio Gjonaj. Vëllezërit Gjonaj në Shqipëri zotërojnë disa kompani multimilionëshe në fushën e energjisë, tregtisë, telekomunikacionit, tregtimit e zhvillimit të patundshmërive, etj.

KosovaNews ka bërë një hulumtim të detajuar, duke treguar të vërtetën e saktë për opinionin publik lidhur me kompaninë shqiptare që merret me tregtimin e energjisë “ETMT” dhe pronarët e saj.
Vajza e Lutfi Hazirit e martuar me Fabio Gjonajn, vëllai i Marin Gjonaj, pronarë i kompanisë “GJONAJ GROUP HOLDINGS”, që ka në pronësi ETMT-në e zhvillues e tregtarë i patundshmërive
Mediat e opozitës në Kosovë, duke mos gjetur lidhje të drejtpërdrejta të qeverisë me këtë kompani, tentuan ta manipulojnë opinionin publik për gjoja lidhjet e deputetit të VV-së, Ejup Ahmeti, me kompaninë ETMT, nga e cila Kosova po blen rrymë.
Në fakt, lidhja e vërtetë dhe e drejtpërdrejtë, që “çuditërisht”, mediat e këtij soji po e fshehin, është se pikërisht Lutfi Haziri, drejtues i lartë i LDK, disa herë deputet e “veteran” i të qenit kryetar i Gjilanit, është mik shtëpie me Gjonajt, që e kanë në pronësi kompanisë ETMT e që merren edhe me patundshmëri…
Vajza e madhe e Lutfi Hazirit, znj. Kënga Haziri, është e martuar me Fabio Gjonaj, vëllain e partnerin në biznes të të shumë të përfolurit Marin Gjonaj, i cili është pronar në kompaninë “GJONAJ GROUP HOLDINGS”, ndërsa dhëndri i Lutfi Hazirit, Fabio, është anëtar i bordit drejtues në këtë kompani hollding.
Fabio Gjonaj dhe Kënga Haziri janë martuar para dy vitesh. Me rastin e martesës, deputeti Haziri ka bërë edhe një postim duke uruar çiftin e ri.

Zhurma e LDK-së për “NOA”-n dhe heshtja për “ETMT”-në…
Gjatë dy viteve të kaluara, eksponentët e LDK-së, e sidomos deputetet Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri, kanë trumbetuar në opinion deklarime për gjoja keqpërdorime lidhur me kompaninë shqiptare “NOA ENERGY TRADE”, e cila po i shiste Kosovës energji elektrike me vlerë dhjetëra miliona euro.
Në fund të vitit 2025 dhe në fillim të vitit 2026, institucionet e Kosovës kanë filluar të blejnë rrymë edhe nga një kompani tjetër shqiptare, “ENER TRADE”, mirëpo ata (LDK), që ishin të zhurmshëm për NOA-në, çuditërisht janë heshtur për ETMT-në…!
Në fakt, është pikërisht lidhja familjare e drejtuesit veteran të LDK-së, ish-kryetarit të Gjilanit, tani deputetit të LDK-së Lutfi Haziri, me pronarët e kompanisë ETMT, ajo që ka bërë që deputetët e LDK-së ta mbyllin gojën e në debatet publike të mos e përmendin fare ETMT-në.

Sipas Regjistrit Tregtar Shqiptar ENER TRADE shpk, me NIPT: L82118017S, është themeluar më 12 shtator 2018. Inicialisht pronarë kanë qenë: Artur Mickaj, një zyrtar publik shumë i përfolur, ish-drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Socialiste në Shqipëri – me 50% dhe Marin Gjonaj, po me 50% e me administrator, apo drejtor menaxhues, Artur Micajn.
Më 5 maj 2020, largohet nga administrimi Artur Mickaj, kurse administrator bëhet Arben Margilaj, punonjës i “Info Telecom” dhe ish-drejtues në Plus Communications – një ish-operator i telefonisë mobile në Shqipëri.
Më 19 nëntor 2022, aksionet e Marin Gjonajt, si individ, i kalojnë kompanisë “Gjonaj Group Holdings” shpk, kompani ku Marin Gjonaj gjithashtu është pronar.
Më 15 tetor 2025 rritet kapitali i kompanisë në 1.5 mil. euro, secili ortak nga 750.000 eur.
Kompania “GJONAJ GROUP HOLDINGS” shpk, (NIPT: M22010013H), është në pronësi 100% të Marin Gjonajt. Vet fjala “holldings” në emërtimin e kompanisë, tregon se GJONAJ GROUP HOLDINGS shpk është themeluar për të kontrolluar kompani tjera, siç qënron edhe tek aktiviteti i regjistruar: “Investime në instrumente financiare, të cilat përfshijnë pa kufizim titujt e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërive tregtare (kuotat dhe aksionet), titujt e borxhit, aksionet ose kuotat ne fonde investimesh, obligacione private ose publike ndërkombëtare etj.”
Sipas web-faqes së “GJONAJ GROUP HOLDINGS”, thuhet se pjesë e këtij grup janë: ETMT, GreenSolarPar, SolarPark Gjorica dhe EnerTrade në fushën e energjetikës, pastaj InfoTelecom ICS, DigiCom, ProBroker, etj. në fushat e telekomunikacionit e tregtimit e zhvillimit të patundshmërive. Tregtimi i intangjibileve, si energjia e minutat telefonik i kombinuar me zhvillim e tregtim të patundshmërive, nën ombrellën e një korporate, jo rrallë ngrehë “red flag”.

Në fushën e tregtimit e të zhvillimit të patundshëmrive është i angazhuar vëllai i Marin Gjonajt, Fabio Gjonaj (dhëndrri i Lutfi Hazirit), i cili njëherit është edhe anëtarë i Bordit Drejtues të “GJONAJ GROUP HOLDINGS”, Pra, kompania ETMT nga e cila Kosova kohëve të fundit po blen energji është pjesë e kësaj koorporate.
Ndërkohë lidhjet e pretenduara të deputetit të VV-së Ejup Ahmeti dhe përfshirjen e tij në tregtimin e energjisë përmes kompanisë ETMT, del se nuk qëndrojnë aspak.
Sipas burimeve të KosovaNews aktualisht deputeti i VV-së Ejup Ahmeti ka raporte të acaruara me vëllezërti Marin e Fabian Gjonaj, për shkak të përvetësimit të pretenduar nga Ahmeti të aseteve të një kompanie të përbashkët me Marin Gjonaj, nga ana e këtij të fundit. Ahmeti e Gjonaj janë bashkëaksionar në kompaninë “TOP FRUITS” (ish-”DONI Fruits”), me seli në rrethinat e Lushnjes në Shqipëri.
KosovaNews mëson se kjo kompani tashmë nuk është duke operuar për gati dy vite e ku sipas të dhënave të fundit të Regjistrit Tregtar të Shqipërisë, kompanisë “TOP FRUITS” i janë bllokuar edhe llogaritë bankare dhe çështja është duke u trajtuar nga organet kompetente të Republikës së Shqipërisë.

Historia e “TOP FRUITS (ish-“Doni Fruits”) në Shqipëri dhe hyrja e Marin Gjonajt si aksionar në këtë kompani
Në vazhdim po e sjellim në detaje, historiatin e kompanisë “TOP FRUITS” (ish-”DONI Fruits”). Më 29 gusht 2013, themelohet shoqëria tregtare “Doni Fruits”, me dy bashkëpronarë afaristin Ejup Ahmetin (50%) dhe kusheriri i tij Burim Ahmeti (50%), që të dy nga Ferizaj, Republika e Kosovës. Regjistri Tregtar i Shqipërisë (sikurse ARBK tek ne), që njihet si QKB, i ka ndarë një NIPT (numër unik i regjistrimit, siç është NUI në Kosovë): L34502401K.

Deri në vitin 2017, sipas ekstraktit historik të regjistrit tregtar të shoqërisë “Doni Fruits”, nuk ka pasur ndryshime materiale, apo në pronësinë e kësaj shoqërie tregtare.
Saktësisht, më 18 shtator 2018, të dy bashkëpronarët e “Doni Fruits”, i vënë peng aksionet e tyre, sipas një marrëveshjeje siguruese mbi kuotat e pjesëmarrjes në shoqëri (tregtare), të lidhur me Raiffeisen Bank – Albania. Numri i lëndës në Regjistrin Tregtar Shqiptar për këtë veprim evidentohet nën “CN-565034-11-17”.

Më 29 mars 2018, të dy ortakët e “DONI Fruits” i dhurojnë z. Andon Rrapokushi nga ½% secili, ashtuqë ky i fundit bëhet bashkëpronarë me 1%, kurse Ejupi e Burimi mbesin me nga 49.50%. Më 12 mars 2019, Rapokushi i kthen mrapsht aksionet tek Ejup e Burim Ahmeti.
Më 21 mars 2019, Ejupi e Ahmeti, të cilët pronësinë në “Doni Fruits” e mbanin si shtetas kosovar, të njejtat i kalojnë me shtetësinë shqiptare, me që ndërkohë e kishin fituar shtetësinë e R. Shqipërisë. Shoqëria “DONI Fruits” kalohet nga “100% e huaj” në “100% vendore”. Më 16 dhjetor 2019, të dy ortakët i vënë peng edhe një herë aksionet e tyre tek Raiffeisen Bank-Albania. Më 29 prill 2021, aksionet e “DONI Fruits” hynë në sekuestrim konzervativ, sipas një urdhëri përmbarimor. Më 8 tetor 2021, edhe një herë të dy ortakët i vënë peng aksionet e tyre tek Raiffeisen Bank-Albania, edhe një herë tjerër më 18 maj 2023.
Më 9 nëntor 2023, kapitali i shoqërisë rritet nga 100.000 lek shqiptarë në 284.915.348 lekë (afër 285 milionë, ose rreth 2,73 milionë euro, sipas kursit të këmimit në mes të lekut shqiptar (ALL) dhe euros (EUR) të kësaj date.
Hyrja në aksione e Marin Gjonaj në kompaninë “DONI Fruits”
Deri më 11 dhjetor 2023, drejtues të “DONI Fruits” ishin Ejup Ahmeti e Burim Ahmeti, kur ky i fundit zëvendësohet me një Gentian Jahja. Kurse, 15 ditë më vonë, më 26 dhjetor 2023 kuota e aksioneve prej 50% të Burim Ahmetit i kalojnë shoqërisë tregtare shqiptare “Gjonaj Group Holdings” shpk, që lidhet me një marrëdhënie kredimarrjeje të Burim Ahmetit me Raiffeisen Bank – Albania.

Më 16 janar 2024, shoqëria tregtare “DONI Fruits” e ndërron emrin në “TOP FRUITS”, kurse 15 ditë më vonë, më 1 shkurt 2024 e ngritë kapitalin në 3.74 milion EUR të shprehur në lek shqiptarë.
Më 16 shkurt 2024, “TOP FRUITS” (ish-”DONI Fruits”) i shlyen kreditë tek Raiffeisen Bank – Albania.
Në mars të vitit 2026, konform dy akteve përbarimore, mbi aksionet e “TOP FRUITS” (ish-”DONI Fruits”) aplikohet masa e sekuestros konzervative (sekestrim me bllokim të llogarive bankare).

ENER TRADE shpk, me NIPT: L82118017S, është themeluar më 12 shtator 2018. Inicialisht pronarë kanë qenë: Artur Mickaj, ish-deputet i … me 50% dhe Marin Gjonaj, po me 50% e me administrator, apo drejtor menaxhues, Artur Micaj. Më 5 maj 2020, largohet nga administrimi Artur Mickaj, kurse administrator bëhet Arben Margilaj, punonjës i “Info Telecom” dhe ish-drejtues në Plus Communications.
Më 19 nëntor 2022, aksionet e Marin Gjonajt, si individ, i kalojnë kompanisë “Gjonaj Group Holdings” shpk, kompani ku Marin Gjonaj gjithashtu është pronarë.
Në 15 tetor 2025 rritet kapitali i kompanisë në 1.5 mil. euro, secili ortak nga 750.000 eur.
GJONAJ GROUP HOLDINGS shpk, me NIPT: M22010013H, është në pronësi 100% të Marin Gjonajt. Vet fjala “holldings” në emërtimin e kompanisë, tregon se GJONAJ GROUP HOLDINGS shpk është themeluar për të kontrolluar kompani tjera, siç qënron edhe tek aktiviteti i regjistruar: “- Investime në instrumente financiare, të cilat përfshijnë pa kufizim titujt e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërive tregtare (kuotat dhe aksionet), titujt e borxhit, aksionet ose kuotat ne fonde investimesh, obligacione private ose publike ndërkombëtare etj.,”
Sipas web-faqes së “GJONAJ GROUP HOLDINGS”, thuhet se pjesë e këtij grup janë: ETMT, GreenSolarPar, SolarPark Gjorica dhe EnerTrade në fushën e energjetikës, pastaj InfoTelecom ICS, DigiCom, ProBroker, etj. në fushat e telekomunikacionit e tregtimit e zhvillimit të patundshmërive.
Në fushën e tregtimit e të zhvillimit të patundshëmrive është i angazhuar vëllai i Marin Gjonajt, Fabio Gjonaj, i cili njëherit është edhe anëtarë i Bordit Drejtues të “GJONAJ GROUP HOLDINGS”.



