KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga “LDK e bashkuar” në “si nuk u ngopën kurrë?” – Kriza e LDK-së tani del edhe në publik, por kush po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe kush jo?
Politikë

Nga “LDK e bashkuar” në “si nuk u ngopën kurrë?” – Kriza e LDK-së tani del edhe në publik, por kush po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe kush jo?

Kosova News
Kosova News 11:07 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike në Kosovë, partia e tretë më e madhe në vend bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, po përballet me probleme e debate serioze brenda saj.

Që nga rezultati i dobët i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, këto probleme kishin filluar mes tyre, e që dërguan liderin e kësaj partie të ofroj dorëheqjen e cila nuk u pranua më pas në Kuvendin e 31 janarit.

Por, debati për dorëheqjen e tij nuk përfundoi me 31 dhjetor, ai u rikthye përsëri pas rezultatit jo të kënaqshëm për partinë në zgjedhjet e 7 qershorit, rezultat ky që e ktheu LDK-në në shkurt 2025 kur edhe pati të njëjtën përqindje.

Dega e LDK-së në Pejë, ajo në Lipjan si dhe dega e II-të e LDK-së në Prishtinë, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, si përgjegjësi për këtë rezultat.

“Pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë. Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja. Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Pejë.

Njëjtë me ta, këtë kërkesë e kanë bërë publike përmes një postimi në Facebook edhe dega e LDK në Lipjan.

“Në këtë frymë, pas një diskutimi të gjatë dhe një analize të detajuar të secilës qendër votimi në Degën e Lipjanit, si dhe të gjendjes aktuale politike dhe organizative brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryesia e Degës kërkon dorëheqjen e Kryetarit të LDK-së, si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë përmes votës së tyre”, thuhet në reagim.

Dega e II-të e LDK-së në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqje nga Abdixhiku që t’u hapë rrugë ndryshimeve të domosdoshme në LDK.

“Në këto rrethana, Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë e falënderon kryetarin Lumir Abdixhiku për kontributin dhe angazhimin e tij të deritashëm dhe, njëkohësisht, kërkon që, me përgjegjësi dhe dinjitet politik, të japë dorëheqje dhe t’u hapë rrugë ndryshimeve tashmë të domosdoshme në LDK”, thuhet në deklaratë.

Kërkesat e tyre për dorëheqje i ka shpërndarë të gjitha në rrjetin social Facebook, edhe deputeti i zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit Arben Gashi.

Përveç tij, haptas e ka thënë se Abdixhiku duhet të jap dorëheqje ish deputetja e LDK-së dhe nënkryetarja e degës së partisë në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi.

“Duhet me u tërheq, sepse ka humbur tri palë zgjedhje me radhë. Kemi pritur një bashkim të madh të së djathtës dhe e pat që nuk patëm shumë sukses. Të gjithë ata njerëz i ka sjellë kryetari, i kemi dhënë të drejtën me i pru të gjithë ata njerëz dhe pastaj rezultati është humbje”, deklaroi Krasniqi.

Njëzëri sot u deklarua edhe Hykmete Bajrami. Bajrami, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi në fakt prej kohësh s’kanë pajtim  për thuajse asgjë në LDK me Abdixhikun.

Bajrami me anë të një postimi ka thënë se qëndrimi i saj që e kishte dhënë para disa muajsh nuk ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.

“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme. E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.”, u shpreh ajo në postimin e bërë.

Bajrami tha se LDK ka nevojë për reflektim të sinqertë. Ajo theksoi faktin që në Kuvendin e Janarit 45 për qind e delegatëve ishte pro dorëheqjes së Abdixhikut dhe se ky ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim.

Ndaj këtyre deklaratave dhe kërkesave për dorëheqje, fillimisht reagoi vetë Abdixhiku.

Ai përmes një postimi në Facebook, kërkesën për dorëheqje tha se do duhej ta bënin vetë kryetarët e degëve në Pejë e Lipjan, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti pasi sipas tij LDK doli e treta në këto komuna në zgjedhje nacionale, ndonëse në zgjedhje lokale të dy kanë fituar me radhë disa mandate.

Ai e ka nisur reagimin e tij me pyetjen “si nuk u ngopën kurrë?!”, shkruan lajmi.net.

“I falënderoj për sugjerimet e kërkesat e koordinuara te dy Kryetarëve të Degëve, të Pejës e Lipjanit, të dhëna nëpërmjet mediave për dorëheqjen time. Do të kishte qenë më korrekte që këtë ta bënin ballë për ballë. Fundja kemi bashkëpunuar gjatë. Pajtohem që rezultati në këto dy degë nuk është i kënaqshëm. Në komuna ku kemi qeverisje, të dalim të tretët tregon vetëm dozën e një sabotimi të thellë dhe të një projekti që nuk është i LDK-së”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se çështjen e dorëheqjes e ka trajtuar në Kuvendin e 31 janarit, ku ka thënë se përballë tij ishte edhe Gazmend Muhaxhiri edhe Imri Ahmeti nga të cilët ka kërkuar dorëheqjen e tyre.

“Anëtarësia jonë, për mua, ka folur qartë. Por, për performancën e dobët në këto dy degë, rezultatin më të ulët ndër vite, pres dorëheqjet morale të dy kryetarëve në fjalë. I pranoj menjëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Sabotues të qëllimshëm” i ka quajtur Abdixhiku këta të fundit, teksa ka thënë se e siguron anëtarësinë e gjerë të LDK-së që nuk do të lejojnë që projektet e ndarjeve të kësaj partie të marrin formë.

”Ato dështuan më 31 janar; dështuan në zgjedhje, do te dështojnë edhe tash. Që nga atëherë, me te gjitha pengesat e dyshimet, në një kohë aq të shkurtë, ne megjithatë u rritëm. Sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nuk do te lejojme që vullneti i shumicës derrmuese të LDK-së të tjetërësohet ne projekte që synojnë ndarjen dhe më pas shuarjen e LDK-së”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se LDK nuk është konfederatë e interesave lokale, as platformë e karrierave individuale por parti nacionale e vetes dhe e asnjë partie tjetër.

“Ftoj anëtarësinë shumicë që, në këto kohë të trazuara, të ruajë qetësinë. Do ta kapërcejmë secilën sfidë siç dimë ne.Ndjej vetem keqardhje, që në momentet me të rëndësishme të LDK-së e vendit, dëmtimi ynë nga brenda mbetet qëllim. Si nuk u ngopën kurrë?!”, ka shtuar Abdixhiku.

Në anën e tij, dolën personazhe me emër brenda partisë.

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook, bëri thirrje për unitet brenda partisë.

“LDK-ja nuk eshte prone e askujt. As e kryetarit. As e degeve. As e atyre qe ne perballjen tone me pushtetin, kritikonin vetem LDK-ne. LDK-ja eshte shtepi politike. E ne momente te ndjeshme, shtepia nuk rrenohet pse ka nevoje per riparim. Ajo forcohet. Po, rezultati kerkon reflektim. Por reflektimi duhet te na bashkoje, jo te na copetoje. Fundja, pergjegjesi kemi te gjithe, njesoj!”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka thënë se Kosova është në krizë institucionale, politike dhe të jashtme, e sipas saj vendit në këtë moment i duhet një LDK e qartë, e fortë dhe e përgjegjshme e jo një LDK e futur në përplasje publike, ku secili flet per moral, por pak kush e nis përgjegjësinë nga vetja.

“Prandaj, te flasim. Te permiresohemi. Por ta ruajme LDK-ne. Ta ruajme nga perçarja. Ta ruajme nga kalkulimet e ngushta. Ta ruajme nga tundimi per ta dobesuar ne momentin kur ajo duhet te jete adrese e stabilitetit per Kosoven”, ka thënë ajo.

Kica-Xhelili ka thënë se Abdixhiku i është nënshtruar Kuvendit të partisë në janar dhe ka marrë votëbesimin e delegatëve.

“Kjo nuk e mbyll debatin pergjithmone, por e percakton rrugen: debati kryhet brenda. LDK-ja duhet te mbrohet sidomos kur eshte me e ekspozuar. Sepse ata qe duan ta dobesojne, nuk presin moment te qete. Prandaj, ju ftoj per unitet. Vetem bashke e te matur i bejme nder tre shkronjave historike qe perfaqesojme. Mos harroni: LDK ka qene, dhe do te mbetet vet Republika e Kosoves! T’a trajtojme si te tille!”, ka shkruar ajo.

Përveç saj, thirrje për durim i bëri LDK-së edhe deputeti i kësaj partie dhe zëdhënësi i saj, Besian Mustafa.

Mustafa ka bërë një përshkrim të ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar partia e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe ka bërë thirrje për “durim”.

“Eh moj LDK-ja jonë… duro. Duro se ke duru’ edhe kur kanë dashtë me t’çky n’tana anët në 1990, 1992, 1994… Duro se ke duru’ edhe kur t’kanë sulmu’ fizkisht, politikisht, e qysh kanë mujt e dijtë në 1999-2004… Duro se ke duru’ kur t’kanë nda e përça sdi sa herë… Duro se ke duru’ kur bijtë e bijat tua ma besnike t’i kanë quajt tradhtarë, shpiuna, bashkëpunëtorë të dreqit e t’birit… Duro se ke duru’ edhe kur Rugovistat e vërtetë t’i kanë njekë stupc prej gjinit tand… Duro se ke duru’ edhe kur “ata” kanë dashtë me t’i shitë për patriot e LDK-ista e Rugovista t’vërtetë… Duro se ke duru’ edhe kur “ata” u shitshin ma LDK se na, që jemi lind e rritë n’Ty, që kemi dhanë shpirt e jetë për Ty…”, ka shkruar dje Mustafa.

“Frikën” se nuk do t’ia kërkojnë dorëheqjen ja hoqi dje edhe kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi duke i dhënë mbështetje liderit Lumir Abdixhikut.

Përmes një postimi publik, Azemi ka thënë se secili zyrtar partiak duhet fillimisht të japë llogari para anëtarësisë së vet dhe të reflektojë nëse ka bërë mjaftueshëm për ta forcuar LDK-në në zgjedhjet e fundit.

“Nuk është as koha e as mënyra që mungesa e përgjegjësisë për rezultatet e dobëta nëpër degë të maskohet me kërkesa publike për dorëheqjen e Kryetarit të Partisë. Secili duhet së pari ta bëjë llogarinë para anëtarësisë së vet dhe të pyesë veten nëse ka bërë mjaftueshëm për ta bërë LDK-në më të fortë në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Azemi.

Pak minuta para mesnate, përsëri ka reaguar i pari i LDK-së duke i falenderuar ata që i dolën në krahë në këtë përballje mes tij dhe emrave të njohur të LDK-së.

Në një mesazh publik, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për kryetarët e degëve, nëndegëve dhe veprimtarët e partisë, që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse.

“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë vetëm kalimtarë në një mision më të madh politik, duke vlerësuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes brenda partisë.

Deri më tani, nuk e ka mbështetur publikisht e para e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani.

Ndonëse ia lëshoi vendin në listë zgjedhore, Osmani ende nuk ka dal me një reagim publik për të treguar se cilën anë e mbanë.

Theksojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo parti ka fituar 16.69 për qind, apo 135,567 vota. Në Kuvendin e Kosovës kjo do të përkthehet në 18 ulëse.

Ky subjekt politik u bashkua me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente në këto zgjedhje. Kjo e fundit, mori 92 mijë e 236 vota.

Ndërkaq, kreu i kësaj partie fitoi 83 mijë e 894 vota.

Lexo po ashtu:

1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

Gjithashtu lexoni:

Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën thotë se “është ndër më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së”

Quni apelon për pajtimin e Abdixhikut me Muhaxherin e Ahmetin: Është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit

1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e “Kartonit të Gjelbër” për mërgatën

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Miratuam vendimin për 1 milion euro në 4 projekte infrastrukurore
12:09 -24/06/2026
Pezullohen përkohësisht dy akte të Odës së Avokatëve të Kosovës
12:07 -24/06/2026
Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën thotë se “është ndër më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së”
11:59 -24/06/2026
Quni apelon për pajtimin e Abdixhikut me Muhaxherin e Ahmetin: Është koha e afrimit të njëri tjetrit dhe jo e largimit
11:51 -24/06/2026
1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun
11:14 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?