KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nevojiten reforma legjislative për të krijuar vende të punës miqësore për familjen
Pa kategori

Nevojiten reforma legjislative për të krijuar vende të punës miqësore për familjen

Kosova News
Kosova News 17:08 -05/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sektori privat ka shumë shembuj model dhe inspirues se si vendet e punës miqësore me familjen dhe implementimimi i politikave miqësore krijojnë vende stabile të punës dhe mundësojnë tejkalimin e shumë sfidave me të cilat ballafaqohet sektori privat.

Kështu u tha në konferencën me temë “Politikat miqësore për familjen dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe social”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të projektit “Më shumë zgjedhje: Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat”, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara(UNFPA) dhe mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim.

Pjesëmarrës në konferencë ishin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shefja e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Sandra Horina, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe një mori përfaqësuesish të tjerë institucional nga niveli lokal dhe qendror, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, kompani private, përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspertë, të cilët u angazhuan në diskutimin shumë përmbajtjesor, ku u theksua nevoja për reforma të mëtejshme legjislative dhe të politikave për të krijuar vende të punës miqësore për familjen dhe për të ndikuar në balancin punë-jetë.

“Pas fjalëve hyrëse dhe prezantimeve, konferenca vazhdoi me dy diskutime shumë përmbajtësore në panel. Paneli i parë trajtoi hendekun e shkathtësive, ‘ikjen e trurit’ dhe sfida tjera dhe si ndikojnë ato në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa paneli i dytë trajtoi vendet e punës miqësore me familjen si zgjidhje e problemeve . Në këtë panel u shkëmbyen storiet e suksesit mes kompanive kampione ndërkombëtare dhe vendore të cilat janë në procesin e pilotimit të modeleve të vendeve të punës miqësorë me familjen si dhe u u prezantuan përditësimet rreth ligjit të ri të punës, procesi i draftimit dhe ndikimi potencial në sektorin privat. Kompanitë nga Kosova të cilat i janë përkushtuar kësaj iniciative janë: Gjirafa, Kivo, Cacttus, Raiffeisen Bank, Kosbit, Super Viva dhe Art House. Ajo që u dëshmua është se sektori privat ka shumë shembuj model dhe inspirues se si vendet e punës miqësore me familjen dhe implementimimi i politikave miqësore krijojnë vende stabile të punës dhe mundësojnë tejkalimin e shumë sfidave me të cilat ballafaqohet sektori privat. Gjithashtu, u theksua se fuqia punëtore është aset dhe si e tillë duhet të trajtohet. Në anën tjetër është e rëndësishme që sistemi arsimor të reagojë në mënyrë më proaktive për të ndikuar në zvogëlimin e hendekut e shkathtësive, pjesë në të cilën edhe sektori privat ka rol të rëndësishëm dhe duhet të konsiderohet një ndër aktorët kyç i cili dikton trendet e tregut të punës dhe kah duhet të orientohet sistemi arsimor. Natyrisht, u theksua edhe nevoja që paralelisht të punohet në politikat qeveritare që mbështesin sektorin privat dhe krijimin politikave miqësore për familjen”, thuhet në një komunikatë të OEK.

Objektiva kryesore e projektit të përbashkët të Odës Ekonomike të Kosovës me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara është të krijohet një kuptim i përgjithshëm i politikave miqësore për familjen dhe angazhimi i sektorit privat si pionierët kryesorë të ndryshimit në funksion të avokimit, promovimit dhe implementimit të këtyre politikave./KP/

Gjithashtu lexoni:

MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme

Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA

Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030

Ka kufizime sot për transportuesit e mallrave me kamionë mbi 20 tonë, ministria ka një kërkesë për operatorët

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik

TAGGED: familjet, Oda Ekonomike, reforat
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?