Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kërkuar të distancohet nga një postim në Twitter të djalit të tij Yair drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron.
Reagimi i djalit të Netanyahu kishte ardhur pasi Macron tha se Parisi mund të njohë një shtet palestinez në muajt e ardhshëm.
“Pirdhu!”, kishte shkruar ai, përpara se të listonte rajone si “shembuj të hipokrizisë së supozuar franceze”.
Screw you! Yes to independence of New Caledonia! Yes to independence to French Polynesia! Yes to independence of Corsica! Yes to independence of the Basque Country! Yes to independence of French Guinea! Stop the neo imperialism of France in west Africa!
— Yair Netanyahu🇮🇱 (@YairNetanyahu) April 12, 2025
Yair Netanyahu, i cili ka mbetur në Florida që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, është përballur me kritika nga mediat izraelite për shmangien e shërbimit ushtarak, ndërkohë që mijëra të rinj izraelitë janë thirrur për të luftuar.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kryeministri izraelit kundërshton zgjedhjen e gjuhës së djalit të tij, por gjerësisht miraton kritikën e Yair.
“Unë e dua djalin tim Yair, një sionist i vërtetë i shqetësuar për të ardhmen e vendit. Si çdo qytetar, ai ka gjithashtu të drejtën e mendimit të tij personal, megjithëse stili i përgjigjes së tij ndaj postimeve të presidentit Macron që bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez është i papranueshëm për mua”, ka shkruar Netanyahu në hebraisht në X.
Kryeministri thotë se Macron po bën “një gabim të tmerrshëm” duke “vazhduar të avancojë idenë e një shteti palestinez në zemër të tokës sonë, ambicia e të cilit është shkatërrimi i shtetit të Izraelit”.
“Ne nuk do të rrezikojmë ekzistencën tonë për shkak të iluzioneve të shkëputura nga realiteti dhe nuk do të pranojmë predikimin moral për krijimin e një shteti palestinez që do të rrezikojë ekzistencën e Izraelit nga ata që janë kundër dhënies së pavarësisë së Korsikës, Kaledonisë së Re, Guajanës Franceze dhe territoreve shtesë”, ka shtuar Netanyahu në një jehonë të fjalëve të djalit të tij.