Nesër do të përzgjedhet fitues i çmimit “Artistët e së nesërmes” për vitin 2023. Artistët e rinj, Renea Begolli, Shkamb Jaka dhe Arbesa Musa janë në garë për çmimin, i cili siguron rezidencë artistike në SHBA.
“Fituesi/ja i/e çmimit ‘Artistët e së nesërmes 2023’ do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë në Residency Unlimited, gjatë periudhës qershor/korrik 2024, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion”.
Anëtarë të jurisë së çmimit “Artistët e së nesërmes 2023” janë Julieta Aranda, Miljana Dunđerin, Agrina Vllasaliu, Alper Turan dhe Driton Selmani.
Qëllimi i çmimit “Artistët e së nesërmes”, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol i margjinal në një rol qendror në shoqëri.