Një ditë para mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka arritur në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit shqiptar, presidentin Bajram Begaj.
Takimi u mbajt në Presidencë, ndërsa nuk ka ende detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre.
Von der Leyen mbërriti në Tiranë pasditen e sotme (15 tetor), në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet ditën e hënë.
Ajo u prit në aeroport nga Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
31 lider të bashkimit evropian, 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbërrijnë në Tiranë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisëm që ka marrë udhë që prej 2014-së si iniciativë e Kancelares gjermane Anxhela Merkel, e cila prej kohësh ka mbaruar mandatin.



