KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nëse Prishtina miraton taksën 10-euroshe “për të huajt”, Fushë-Kosova do ta bëjë 20 vetëm për prishtinasit
Lajme

Nëse Prishtina miraton taksën 10-euroshe “për të huajt”, Fushë-Kosova do ta bëjë 20 vetëm për prishtinasit

KosovaNewss
KosovaNewss 21:59 -01/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarët e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit e kanë cilësuar të papranueshme nismën e Komunës së Prishtinës për të taksuar me 10 euro secilin qytetar që nuk është rezident në kryeqytet, e që hyn me automjet në qytet. Në fqinjin perëndimor të kryeqytetit kanë paralajmëruar taksë dyfish më të lartë për prishtinasit nëse nisma finalizohet

Dyfishin e taksës së propozuar nga Komuna e Prishtinës, e ka paralajmëruar kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, për qytetarët e kryeqytetit.

Që nga e hëna, Komuna e Prishtinës e ka vendosur në konsultim publik plotësim-ndryshimin e Rregullores për Tarifa, Gjoba dhe Ngarkesa.

Në të parashihet vendosja e një takse prej 10 eurosh për secilin qytetar që nuk është rezident në kryeqytet dhe që hyn me automjet në qytet.

Prebreza ka thënë se edhe më herët ka paralajmëruar kundërmasa ndaj kësaj nisme. Sipas tij, pozita gjeografike e Fushë-Kosovës i jep mundësi komunës që të shqyrtojë masa të ngjashme nëse propozimi i Prishtinës hyn në fuqi.

“Në qoftë se kjo taksë kalon, e po shpresoj shumë që nuk duhet të kalojë, duhet ta shoh edhe unë si Komunë e Fushë Kosovës, duke e pasur parasysh pozicionin gjeografik, nyjën në të cilën jemi me të gjithë infrastrukturën, ku është e pamundur të zhvillohet jeta në Prishtinë pa u parë dhe pa kaluar kah Fushë Kosova. Kështu që nëse ai e kalon atje, ne i fillojmë procedurat tona për qytetarët e Prishtinës po flas”, ka deklaruar Prebreza.

Ai ka përsëritur se një prej opsioneve do të ishte vendosja e një tarife edhe më të lartë për qytetarët e Prishtinës që kalojnë nëpërmjet Fushë-Kosovë.

“Reagimi jem ka qenë atëherë që, në qoftë se kjo kalon në Prishtinë, unë në Fushë-Kosovë do të vendos taksë 20 euro për qytetarët e Prishtinës, gjë të cilën e kam thënë edhe me ironi për të zgjuar opinionin, por edhe jo sepse s’e kemi menduar atë”, ka thënë Prebreza.

Përgjigje ndaj kësaj takse ka paralajmëruar edhe kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi. Ai ka thënë se komuna që udhëheq do të shqyrtojë hapat e mëtejmë nëse propozimi i Komunës së Prishtinës miratohet.

“Bazuar në rrethanat që do të vijnë sigurisht që edhe ne si Komunë e Obiliqit do t’i përgjigjemi kësaj gjobe që u shton qytetarëve, apo ngarkese që ua jep qytetarëve kryetari i Prishtinës”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Thaçi ka përjashtuar mundësinë që Obiliqi të vendosë një taksë të ngjashme ndaj qytetarëve të komunave të tjera.

“Por edhe kjo taksë është tallje me qytetarin, është përbuzje, është nënçmim, është fyerje me qytetarin. Prandaj, unë nuk bie në këto nivele dhe të them që sigurisht do t’i përgjigjem me taksë se unë nuk jam kryetar komune të tallem me qytetarët”, ka thënë Thaçi.

Përveç Fushë-Kosovës dhe Obiliqit, KOHA ka kërkuar qëndrim edhe nga kryetarët e Podujevës, Lipjanit dhe Drenasit lidhur me propozimin e Komunës së Prishtinës, por gjatë ditës së diel nuk kanë kthyer përgjigje.

Dokumenti i vendosur në konsultim publik, nuk thekson arsyet për vendosjen e kësaj takse.

Prishtina përballet vazhdimisht me ngarkesë të madhe në trafik, veçanërisht gjatë ditëve të punës, kur mijëra qytetarë nga komunat përreth udhëtojnë drejt kryeqytetit për punë, studime apo shërbime.

Trafiku është rënduar edhe më shumë pas vendimit të komunës për ta mbyllur për qarkullim të automjeteve rrugën “Xhorxh Bush” dhe për ta shndërruar atë në shesh.

Prishtina është qendra kryesore administrative, arsimore dhe shëndetësore e vendit. Në të ndodhet Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku trajtohen pacientë nga të gjitha komunat, veçanërisht nga Fushë-Kosova, Obiliqi, Lipjani, Podujeva dhe Drenasi.

Po ashtu, në kryeqytet gjendet edhe Universiteti i Prishtinës, institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në Kosovë, i cili frekuentohet nga studentë nga mbarë vendi.

Kundër kësaj nisme të Komunës së Prishtinës janë shprehur edhe shumë qytetarë dhe aktivistë nga shoqëria civile, duke thënë se cenon parime kushtetuese.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

KosovaNewss 01/06/2026 01/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?