Kanë kaluar nëntë vjet që nga vrasja e pjesëtarit të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit (EULEX), në veri të Kosovës.
Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur në vitin 2013.
Senavicius ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit të vitit 2012.
Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë.
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka ofruar shpërblim prej 82.000 eurosh për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes.


