KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet zotimi, pritet rekrutim e angazhim kolektiv të udhëheqësve nga Kosova e Diaspora, në fushën e arsimit parauniversitar të Kosovës
Arsim

Nënshkruhet zotimi, pritet rekrutim e angazhim kolektiv të udhëheqësve nga Kosova e Diaspora, në fushën e arsimit parauniversitar të Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:52 -06/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e përkushtuar për angazhimin e të rinjve nga Diaspora

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, bashkë me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku – Bërdyna, dhe drejtorin ekzekutiv nga Teach For Kosova, Egzon Gashi, kanë nënshkruar një zotim bashkëpunimi, me qëllim të  rekrutimit dhe angazhimit të një force kolektive të udhëheqësve nga Kosova dhe Diaspora, të cilët do të kontribuojnë në arsimin parauniversitar të Kosovës.

Ky zotim bashkëpunimi ka për qëllim rekrutimin e kandidatëve në përputhje me nevojat dhe mungesat e kuadrove në drejtoritë komunale të arsimit. Pjesë e rekrutimit do të jenë të rinj të diplomuar me arritje të larta akademike, individë të përkushtuar, si dhe kompetentë për të dhënë mësim për një periudhë dyvjeçare. Po ashtu, qëllimi i këtij zotimi është të lehtësojë dhe të zbatojë rekrutimin e “Fellows” të Teach For Kosova edhe nga diaspora. 

Zëvendësministrja Gashi e ka vlerësuar hap shumë të rëndësishëm nënshkrimin e këtij zotim bashkëpunimi, përmes të cilit synohet shtimi i kapaciteteve të të rinjve të kualifikuar dhe profesionistë, duke përfshirë ata nga diaspora.  Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë urë lidhëse ndërmjet Teach For Kosova dhe ambasadave jashtë vendit për komunikim me diasporën, të cilat do të kenë aktivitete të shtuara, me qëllim të informimit të të rinjve për “Fellowship”. Njëherësh  ftohen  sa më shumë të rinj të kualifikuar, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në Republikën e Kosovës, të bëhen pjesë e këtij programi, që synon të krijojë një ambient edukativ-arsimor sa më gjithëpërfshirës dhe cilësor.  

- Reklamë -

Ky zotim bashkëpunimi, i nënshkruar ndërmjet MPJD-së, MASHT-it dhe TFK-së, do të konkretizohet me Memorandum të Mirëkuptimit, përmes të cilit do të përcaktohen hapat, detyrat dhe kontributi i secilës palë, në mënyrë që të ketë  një implementim sa më të suksesshëm të objektivave të këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Kosova News 06/10/2022 06/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?