KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhen marrëveshjet e projektit madhor prej 80 milionë euro për ngrohtoren solare në Prishtinë
Ekonomi

Nënshkruhen marrëveshjet e projektit madhor prej 80 milionë euro për ngrohtoren solare në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 11:19 -11/12/2023
Shpërndaje
List of Images 1/8
solar pr – murati
murati – ambasadori gjerman
3
4
gezim svecla solar pr
hekuran murati perparim rama
Jorn Rohde
soral pr – murati – rama
Shpërndaje

Ministria e Financave dhe ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” kanë mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e ngrohtores solare në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se përmes kësaj marrëveshje çmimi i ngrohjes do të jetë më i volitshëm për qytetarët, ndërsa do të kursehet edhe energjia elektrike.

“Është kënaqësi që jemi këtu për të nënshkruar tri marrëveshje që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionalizimin e ngrohtores diellore të kryeqytetit. Ky projekt është në vlerë rreth 80 milionë euro dhe ka rëndësi të veçantë pasi mundëson zgjerimin e rrjetit dhe kësisoj siguron që çmimi për ngrohje të jetë i volitshëm për qytetarët dhe të kursehet energjia. Ky projekt ka rol edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Në emër të Qeverisë dua të falënderoj Bashkimin Evropian, shtetin gjerman dhe Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim”, theksoi ministri Murati.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde derisa u shpreh i lumtur që më në fund po bëhet nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, tha se ky do të jetë një ndër projektet më të mëdha në Evropë.

Ndërkaq, drejtori i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Sergiy Maslichenko u shpreh se pret që pas nënshkrimit, marrëveshjet të zbatohen me sukses.

Në anën tjetër, moment historik e cilësoi këtë të sotmin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Kjo ngjarje shënon një moment historik që është me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Projekti ka të bëjë edhe me fuqizimin e komunitetit, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përkrahjen e qëndrueshmërisë mjedisore. Ky projekt do të ndikojë edhe në zbutjen e ndryshimeve klimatike”, theksoi Rama.

Ndërsa, ngrohje të qëndrueshme dhe të përballueshme paralajmëroi kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit “Termokos”, Fisnik Osmani.

“’Termokos’ po kalon një fazë të rëndësishme. Tani kemi 30 mijë konsumatorë nga 19 mijë sa kishim më herët”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 11/12/2023 11/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?