Agjenti i sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen nuk do të përjashtojë një largim në vitin 2024 – pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re.
Sulmuesi nigerian nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2026 gjatë fundjavës.
“Por (presidenti Aurelio) De Laurentiis donte të mbante Victor dhe ne u vumë në dispozicion”.
“Po të kishte pasur dëshirën për t’u larguar, do ta kishim thënë. Dhe në vend të kësaj, ne punuam, dhe shumë”.
“Dhe verën e ardhshme, do të jetë e njëjta gjë: do të flasim me De Laurentiis dhe do të shohim së bashku se çfarë të bëjmë”, shtoi më tej ai.
Osimhen tashmë e ka vlerën e caktuar në 130 milionë euro dhe raportohet se Chelsea është e gatshme ta paguajë atë shifër.


