KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Camaj: Kosova shtet i pavarur, nismat e tjera janë të dështuara
Politikë

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Camaj: Kosova shtet i pavarur, nismat e tjera janë të dështuara

Kosova News
Kosova News 21:49 -10/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, thotë se përfshirja e një numri të madh të forcave politike në qeverinë malazeze nuk do ta pengojnë as do ta ndryshojnë orientimin evroatlantik të vendit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai tha se përfshirja e shqiptarëve në pushtetin e Malit të Zi është tejet e rëndësishme për realizimin e atyre të drejtave që me dekada u janë mohuar.

Nënkryetari i sapozgjedhur i parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj vlerëson se përfshirja e një numri të madh të forcave politike në qeverinë malazeze nuk do ta pengojnë as ta ndryshojnë orientimin euroatlantik të vendit.

Camaj tha se përfshirja e shqiptarëve në qeverinë e Malit të Zi është tejet e rëndësishme për realizimin e atyre të drejtave që me dekada u janë mohuar.

“Marrja e pozitave të rëndësishme, qoftë në qeveri apo parlament, është e rëndësishme edhe për jetësimin e atyre premtimeve parazgjedhore,por edhe për kyçjen e shqiptarëve në pushtet dhe marrjen e përgjegjësisë për ti realizuar ato të drejta që me dekada na janë premtuar dhe të cilat ishin të nënshkruar në letra, por në aty kanë mbetur. Nga pozicioni i nënkryetarit të kuvendit, nga pozicioni i nënkryetarit në qeveri dhe të ministrave, kemi marrë përgjegjësi dhe nuk do të fajësojmë ndonjë tjetër nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar”, tha Camaj.

Camaj, vë në dukje, se rruga e integrimeve evropiane dhe çështjet tjera në rajon nuk do të cenohen dhe rrezikohen edhe nga fakti se, siç tha ai, bazohen në marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

“Ajo që në këtë moment dominon dhe është dëshmuar me dhjetëra ligje të miratuara për të fituar IBAR-in( faza e re e negociatave me BE-në) dhe vendimet që i ka patur qeveria edhe në raport me Kosovën, dëshmon se dominuese është rryma tjetër që çon drejtë Evropës. Se a mund të vijnë në pyetje raportet me shtetet fqinje natyrisht se nuk besojmë se do të vijnë në pyetje dhe ne të jemi pjesë e kësaj ngjarjeje, pasi ne kemi një marrëveshje që nuk lejon që këto çështje të preken dhe çdo përpjekje do të ishte joserioze dhe e parealizueshme”, tha nënkryetari i parlamentit Nikollë Camaj.

Camaj nuk beson se shumica aktuale në pushtet mund ta ndryshojnë rrugëtimin e Malit të Zi, pasi sipas tij, për një veprim të tillë nuk ekziston as fuqia politike.

“Mali i Zi e ka njohur Kosovën dhe këto dy vende kanë marrëdhënie diplomatike dhe nuk mund të quhet ndryshe përveç Kosovë e pavarur. Ndodhë që në parlament të kemi debate të ndyshme, por nuk besoj se do të ketë nisma për diçka më shumë dhe po të ketë janë të dështuara. Në fund të fundit ato nisma nuk mund të jenë me ne brenda dhe me shumë të tjerë siç është Partia Boshnjake. Dhe sikur ato forca do të donin që ndoshta të bënin ndonjë lëvizje nuk e kanë fuqinë politike”, tha Camaj.

Pushteti në Malin e Zi do të jetë i përqendruar krejtësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe sigurinë e Bashkimit Evropian dhe me partnerët e NATO-s. Respektimi dhe mbrojtja e këtyre çështjeve është jetike për Malin e Zi, tha nënkryetari i parlamentit, Nikollë Camaj./VOA

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Kosova News 10/08/2024 10/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?