Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 200 euro një 29-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit është zënë duke drejtuar veturën, derisa ka qenë i dehur.
Atij thuhet se i janë shqiptuar edhe dy pikë negative dhe i është marr patentë shoferi për gjashtë muaj.
Ai është ndaluar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj. “Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni”, thuhet në njoftim.