Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EU EOM) javën e kaluar në një konferencë për media në Prishtinë prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau, duke folur për ndërhyrjet e jashtme nga shteti i Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, theksoi se janë vërejtur tendenca për të ndikuar në votim.
Mirëpo ajo që kaloi në heshtje mediatike në Kosovë është se në këtë raport përveç ndërhyrjeve të Serbisë përmendet edhe ndërhyrja e të emruarit të Shteteve të Bashkuara për misione speciale, Richard Grenell shkruan KosovaNews.
Në faqen 24 të këtij raporti ndër të tjera thuhet se:
“Përveç kësaj, ndërhyrja në fushatë u vu re nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për misione speciale, Richard Grenell, i cili kritikoi kryeministrin Albin Kurti për mosqenien një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara”
“Richard Grenell, i dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara për misione speciale, postoi në X (ish Tëitter) me 3 dhe 7 shkurt 2025 rreth Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në postimet e tij, Grenell kritikoi Qeverinë e Kurtit si “jo të besueshme” dhe deklaroi se “marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”. thuhet në përshkrimin e raportit.
Kujtojmë se në kulmin e fushatës Richard Grenell publikoi një koment të gjatë në rrjetin social “X”, ku u bënte thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga deklaratat e Kurtit pasi sipas tij kreu i Vetëvendosjes nuk është një partner i besueshëm i SHBA-ve.
“Zhgënjyese. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, deklaroi Grenell.
Kjo deklaratë më pastaj u shpërnda edhe nga djali i Trump, Donald Trump Jr.
Deklaratave të Grenell u bëri jehonë të madhe opozita dhe shumë media në Kosovë krejt kjo si fushatë propaganduese kundër kryeministrit Kurti.