Komuna e Prishtinës të dielën do të fillojë me fazën e tretë të dezinsektimit.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se hedhja e larvicideve do të bëhet sot dhe nesër duke filluar prej orës 09:00.
“Ju njoftojmë që dezinsektimi hapësinor në Kryeqytet, faza e tretë për vitin 2023, fillon me datën 17.07.2023, prej orës 20:00, ndërsa hedhja e larvicideve me datë 15 dhe 16.07.2023, duke filluar prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftim.