Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nënat, motrat e gratë, si dhe për të ndarë dhimbjen, forcën dhe dashurinë në prag të festës së Bajramit.
Ajo bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se bashkë me të ishin edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Philadelphia-SHBA, të cilët sollën dhuratat e mbledhura me përkushtim nga vëllezërit Osmanollaj dhe Emina Cunmulaj, të cilët më 8 Mars, për Ditën e Gruas, organizuan një ngjarje mbështetëse për këtë kauzë fisnike.


