KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Portin e Durrësit fillon zhdoganimi i plotë për mallrat me destinacion Kosovën
Ekonomi

Në Portin e Durrësit fillon zhdoganimi i plotë për mallrat me destinacion Kosovën

Kosova News
Kosova News 20:02 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, kanë vizituar sot zyrat e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit, me rastin e fillimit të zhdoganimit të plotë në portet e Durrësit për mallrat me destinacion Republikën e Kosovës.

Zhdoganimi i mallrave në portet e Durrësit i mundëson ekonomisë së Kosovës që praktikisht të ketë qasje në det, duke lehtësuar kështu depërtimin e bizneseve vendore në tregjet ndërkombëtare.

Me këtë rast, Ministri Murati u shpreh se “me modalitetet e tanishme të funksionimit të zhdoganimit në portet e Durrësit, do t’i ulim kostot për bizneset dhe konsumatorët në rreth 2 milionë euro, kurse përmirësimi i kohës së zhdoganimit do të reflektohet në krijimin e kushteve optimale për tërheqjen e investimeve të huaja në vend.”

Ministrja Ibrahimaj, në anën e saj, tha se zhdoganimi i mallrave me destinim Kosovën në portin e Durrësit është vetëm hapi i radhës në marrëdhëniet tona tregtare, duke theksuar edhe njëherë angazhimin e Qeverisë Shqiptare në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

- Reklamë -

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu theksoi se “sot është ditë e rëndësishme për Doganën e Kosovës, ngase po ofrojmë lehtësi të madhe dhe të prekshme për bizneset tona dhe në efekt të qytetarit dhe ekonomisë, për faktin se këto lehtësira mundësojnë kursime kohe dhe para për bizneset, të cilat mund të investohen në projekte të reja të bizneseve”.

“Lehtësirat zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën, prandaj një lehtësim kaq i prekshëm është edhe realizim i madh i planit strategjik, përtej dobive të shumëfishta nga aspekti kombëtarë”, tha Llugaliu.

Sipas tij, hapi i ardhshëm është krijimi i zyrës së përbashkët në Vermicë, për të cilën, edhe në nivel teknik jemi pajtuar se duhet të punojmë bashkërishtë për ta bërë si pikë kryesore për këmbimet e përbashkëta. “Me të përfunduar punimet e filluara presim të shohim këto zhvillime që do të avancojnë edhe më tej lehtësirat dhe do të nxisin shkëmbimin mbarë kombëtarë tregtar“.

Në mbledhjen e fundit në mes të dy Qeverive, të mbajtur në qershor të këtij viti, është nënshkruar marrëveshja për analizimin e bashkimit të mundshëm doganor, i cili shënon integrimin tregtar në mes të dy ekonomive.

Marrëveshja në mes Qeverive ofron një platformë të gjerë për mundësi efikase të lehtësirave. Me këtë aranzhman, në portet e Durrësit për interes të tregtarëve tonë zbatohet legjislacioni i Kosovës.  AUV është pjesë e iniciativës dhe ata do bëjnë kontrollet së bashku me AKU të Shqipërisë, gjë që ofron mundësi më të madhe të bashkëveprimi.

Gjithashtu lexoni:

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Publikohen çmimet e derivateve për sot

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?