KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në orën 14:43, fillon stina e vjeshtës
Lajme

Në orën 14:43, fillon stina e vjeshtës

Kosova News
Kosova News 14:06 -22/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot më 22.09.2024, në orën 14:43, min fillon stina e vjeshtës astronomike dhe do të zgjasë deri me 21 dhjetor në orën 10:20 minuta, kur fillon stina e dimrit.

Kjo stinë në hemisferën veriore të Tokës arrin në ditën e 266  dhe deri në fund të vitit na mbesin saktësisht edhe 100 ditë, për shkak  se muaji  shkurt kishte 29 ditë. Në këtë kohë kur të në arrin vjeshta astronomike, në hemisferën jugore fillon stina e pranverës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën me dije se gjatë kësaj jave temperaturat maksimale do të kenë pothuajse të njëjta amplituta (konstante) në vlerat e maksimaleve, deri sa temperaturat minimale do të pësojnë ndryshime të theksuara.

Për të hënën mban mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kurse të martën mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa për mërkurën, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

Ndërkaq për të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë  deri mesatare.

Për të premten, mban mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  me shpejtësi   1-3 m/s.

“Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me suksese”, njofton IHMK.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Kosova News 22/09/2024 22/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?