Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar sot sërish, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Ketë e ka berë të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Në adresimin e saj për media Kusari-Lila tha se mbledhja ka dështuar për shkak të mungesës së opozitës.
Kusari-Lila tha se do të vazhdojnë me kompetencat e tyre dhe se pritet që të enjten tjetër të mbahet seanca e re.
Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit, nuk është mbajtur as javën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.