KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në fund të qershorit votohet Projektligji për Sigurime Shëndetësore, Vitia: U vonua për shkak të komenteve
Shëndetësi

Në fund të qershorit votohet Projektligji për Sigurime Shëndetësore, Vitia: U vonua për shkak të komenteve

Kosova News
Kosova News 09:10 -15/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një nga premtimet kryesore të qeverisë Kurti në sektorin e shëndetësisë, Projektligji për Sigurimet Shëndetësore, pritet që të finalizohet dhe të dërgohet për miratim në Qeveri deri në fund të muajit qershor. Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia ka thënë se pas pandemisë, MSh-ja ka filluar menjëherë me studimin e fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësor, studimi i cili ka përfunduar, dhe se ky projektligj ka kaluar të gjitha proceduarat dhe është në fazën finale të adresimit të komenteve.

Ai ka theksuar se paralelisht me këtë ligj janë duke u bërë edhe shumë punë të tjera, si në infrastrukturë e në barna, punë këto që janë pjesë e procesit për sigurime shëndetësore.

“Po ma thonë shpesh, premtimi kryesor në mandatin e vitit 2019, në zgjedhjet e viti 2019, kanë qenë sigurimet shëndetësore dhe sistemi informativ shëndetësor. Premtimi kryesor në zgjedhjet e vitit 2021, ka qenë sigurimi i vaksinave dhe vaksinimi i 60 për qind të popullatës brenda vitit të parë gjë që e kemi bërë. Ka ndodhur pandemia dhe menjëherë pas pandemisë që ka qenë 2020, 2021 dhe 2022 ne kemi filluar menjëherë me studimin e fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësor, studimi i cili ka përfunduar, kemi ndërtuar planin e veprimit për të vepruar”.

“Tani pritet vetëm nënshkrimi nga ana e ministrit të financave për kredi nga Banka Botërore për të marr mjete për të filluar me punë për implementimin e sistemit informative shëndetësor. Ligji tani ka kaluar të gjitha proceduar dhe është në fazën finale të adresimit të komenteve pas konsultave paraprake dhe diskutimeve publike. Kështu që ligji për sigurimet shëndetësore po bëhet dhe si përfundim sistemi informativë shëndetësor në fazat e fundit para se me ja filluar punën, ligji në fazat e fundit para se të procedohet në qeveri për tu proceduar në Parlamentin e Republikës dhe paralelisht shumë gjëra të tjera, në infrastrukturë në barna dhe të tjera që janë pjesë e procesit për sigurime shëndetësore”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky projektligj ka qenë i paraparë që të përfundoj gjatë muajit maj por që sipas tij kanë marrë kohë shumë komentet. Vitia shpreh bindjen se i njëjti do të procedohet për Qeveri shumë shpejtë.

“Ky ligj gjatë qershorit po them, ka pasur gjatë majit mirëpo për shkak të komenteve të ndryshme që kanë qenë me dhjetar faqe komente, pasi është një ligj shumë i rëndësishëm që përcakton shëndetësinë kosovare në vitet e ardhshme jemi jo vonuar, por ka marr kohë deri sa janë përgjigjur të gjitha këtyre komenteve dhe ky ligj do të procedohet shumë shpejt në Qeverinë e Kosovës dhe pastaj në Parlamentin e Republikës, ku pritet që të votohet pastaj dhe të filloj menjëherë punën”, ka thënë ai.

Kreu i MSh-së ka deklaruar se problem po u sjellë problemi i borxheve të grumbulluara për trajtim jashtë vendit. Me ndihmën e Ministrisë së Financave, Vitia ka thënë se janë duke i shlyer këto borxhe.

“Me këtë çështje qëndrojmë mirë. Fatkeqësisht vitin e kaluar jemi përballur me një problem për shkak të borxheve të grumbulluara për shumë, e shumë vite. Natyrisht kjo ka ndikuar që ta humbim pak kredibilitetin edhe si institucione karshi disa spitaleve të cilat kanë trajtuar pacientët tanë jashtë vendit. Mirëpo këtu me ndihmën edhe të Ministrisë së Financave, pjesa më e madhe e borxhit tashmë është shlyer dhe vazhdon për të gjitha diagnozat të cilat nuk mund të shërohen në Kosovë vazhdojnë që të trajtohen jashtë vendit. E mira e mira në këtë raste është se ne po investojmë vazhdimisht duke i targëtuar këto diagnoza të cilat për momentin nuk mund të shërohen në Kosovë dhe siç keni mundur ta shihni kohën e fundit ne kemi hapur plotë shërbime të reja në QKUK por jo vetëm në mënyrë që pacientët tanë mos të kenë nevojë të shkojnë jashtë vendit por ato shërbime t’i marrinë në Kosovë”, u shpreh ai.

Vitia ka thënë se rreth 9 milionë euro janë kërkesat për shërim jashtë vendit. Por kjo shumë sipas tij do të ulet me funksionalizimin e aparaturës PET SCAN që bën skanimin e detajuar të trupit të njeriut për të zbuluar qelizat kancerogjene.

Për këtë shërbim, Vitia ka thënë se janë paguar dhjetëra miliona euro për shërim jashtë vendit. 

“Kërkesat varet janë diku rreth 8-9 milionë euro për shërim jashtë vendit, mirëpo ato kërkesa vetëm të ju marr një shembull. Më herët ka pasur diku rreth 6 milionë euro për oftalmologji me dalë jashtë vendit, tash ajo është ulur në një milion, do të thotë pesë fish. Më herët kemi pasur mbi 300 raste që kanë kërkuar me aparaturë PET SCAN (skanimin e detajuar të trupit të njeriut për të zbuluar qelizat kancerogjene) të shkojnë jashtë vendit, që ka kushtuar nga 1 mijë deri 1500 euro, tash PET SCAN më datën 26 qershor do të lëshohet në funksion dhe këta pacientë nuk kanë nevojë të dalin jashtë vendit”, ka thënë Vitia. per EO.

Vitia ka shtuar se janë duke punuar për shërbime tjera për ta ulur koston e shërimit jashtë shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Vdes njëri nga viktimat pjesëmarrëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Gjendet kokainë e marijuhanë në burgun e Dubravës

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kosova News 15/06/2024 15/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
20:56 -09/06/2025
Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është
20:18 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?