KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Durrës konfiskohet një sasi kokaine e fshehur në mish të ngrirë
Rajon

Në Durrës konfiskohet një sasi kokaine e fshehur në mish të ngrirë

Kosova News
Kosova News 17:04 -16/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas kapjes së një sasie prej 45.5 kg kokainë të fshehur në një kontejner frigoriferik me mish pule mbrëmë, policia e Durrësit ka arrestuar administratorin e kompanisë porositëse të mallit Arben Ferizi (30) me banim në Prishtinë, dhe Egert Vargun (39) banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor.

Asnjë prej të arrestuarve mes të cilëve edhe vargu këshilltar bashkiak në Tiranë, nuk e ka pranuar akuzën deri në këto momente.

Kompania kishte kontraktuar agjencinë doganore AG në portin e Durrësit për të kryer procedurat për ngarkesën me mish pule që ishte porositur në Brazil dhe kalonte transit nga Shqipëria drejt filialit të saj në Maqedoninë e Veriut.

Task-forca që vepron në port ushtroi kontroll në kontejner, ku në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë. Pakot ishin të mbështjella me letra që kishin të stampuar personazhe të Gokut dhe Budës nga filmat e animuar.

Gjetja e drogës brenda kontejnerit dhe jo në pjesën e jashtme të tij përforcon dyshimet se ngarkesa e paligjshme është futur në kontejner që në vendin e origjinës së mallit në Brazil, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhin më shumë detaje lidhur me këtë rast trafiku të mbetur në tentativë.

Kontejneri frigoriferik kishte mbërritur me anije disa ditë më parë nga porti grek i Pireut.

Një muaj më parë një tjetër sasi kokaine, 59 kg, u kap në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Ndërkohë 3 vjetët e fundit sasia e kokainës që ka tentuar të trafikohet nga porti i Durrësit i kalon 1.5 ton./tch/

Gjithashtu lexoni:

Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja

Ambasada e SHBA-së: Shqipëria, pjesë thelbësore e misionit të stabilizimit

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

“UÇK na bashkon”, PDK aksion simbolik në Kuvend

Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

TAGGED: Durres, kokaina, konfiskimi
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?