KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Ditën e Familjes kërkohet shtim i familjeve strehuese e strehimoreve
Siguri

Në Ditën e Familjes kërkohet shtim i familjeve strehuese e strehimoreve

Kosova News
Kosova News 13:04 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes nga organizatat dhe familjet strehuese për fëmijët pa përkujdesje prindërore, është kërkuar më shumë mbështetje për këta fëmijë, por edhe shtim të familjeve strehuese sidomos në komunat të cilat nuk kanë këso lloj familjesh.

Sfidat me të cilat po ballafaqohen këto OJQ, por edhe familjet strehuese, ato i paraqitën në Komisionin për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, me ç ‘rast anëtarët e këtij Komisioni shprehën gatishmërinë për mbështetje për të ecur përpara ligjet që rrisin mirëqenien e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, por edhe familjeve strehuese.

Drejtoresha e Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), Ibadete Krasniqi u shpreh përmes fushatës me moton “Hape derën, qele zemrën, bëhu familje strehuese” kërkojnë rritje të numrave të familjeve strehuese.

Krasniqi theksoi se aktualisht familjet e tilla që strehojnë fëmijët pa përkujdesje prindërore nuk janë të shtrira në gjithë territorin e Kosovës.

“Për momentin i kemi 36 familje strehuese në tërë Kosovën dhe nga to aktive janë 25, por kemi nevojë që ta zhvillojmë këtë formë të mbrojtjes në të gjitha komunat”, theksoi ajo.

Drejtoresha e OFAP kërkoi që sa më shpejt të hyjë në fuqi udhëzimi i ri administrativ për strehim familjar.

Remzie Krasniqi nga SOS Fshati derisa theksoi sfidat me të cilat ballafaqohen si familje strehuese, kërkoi nga shteti më shumë angazhim për t’u dal në mbështetje këtyre fëmijëve.

Si sfidë kryesore ajo identifikoi mbështetjen për fëmijët pas moshës 18 vjeçare, për çka tha se në mungesë të mbështetjes nga institucionet këta fëmijë në këtë moshë po braktisen përsëri.

“Një prej sfidave është strehimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ata pas moshës 18 duke marr parasysh se nuk përkrah pas moshës 18 vjeçare familjet strehuese dhe SOS familjet sfidohen për përkrahjen duke mos pas përkrahjen nga institucionet qendrore dhe lokale ajo mund të vije tek një braktisje e dytë. Edhe sigurisht që kjo është një prej formave që parashihet me legjislaturë të re…që përgjegjësitë në nivel komunal të jenë me vend dhe që komunat të gjejnë format e ndryshme për përkrahje qoftë me banim, strehim social, bursa ose mirëmbajtje mujore për shpenzime të ndryshime… Në ligj ne e kemi futur sipas Konventës të udhëzuesit ndërkombëtar për kujdes alternativ që jetesa e pavarur e mbikëqyrur të shtyhet deri në moshën 26 vjeçe me qëllim që të jetë një kohë më e gjatë që varësisht se si qendrat dhe profesionistët që përkujdesen për këtë kategori ta vlerësojnë se deri kur ka nevojë me u përkrah një i ri”, theksoi ajo.

Drejtoresha e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve, Donjeta Kelmendi, u shpreh se përmes shënimit të kësaj dite bëjnë thirrje për paraqitjen e familjeve të reja strehuese sidomos në ato komuna ku nuk ka të tilla familje.

“Këtë vit, Ditën e Familjes kemi vendosur që bashkërisht t’ia kushtojmë strehimin familjar, familjeve strehuese me qëllim që t’i sensibilizojmë qytetarët për paraqitjen e familjeve të reja meqenëse ka nevojë për familje strehuese të reja në ato komuna ku nuk ka familje strehuese….Qëllimi i dytë ka të bëjë me Projektligjin për shërbime sociale e familjare, i cili është finalizuar pothuajse komplet dhe kemi marr zotimin nga MD që deri në qershor të këtij viti ai si projektligj do të procedohet në qeveri”, theksoi ajo.

Familja strehuese nga Obliqi e përfaqësuar nga Fatmire Musliu e cila theksoi se këtë mbrojtje për fëmijët pa përkujdesje e bënë në mënyrë vullnetare vetëm që të jetë pranë kësaj kategorie të fëmijëve që kanë nevojë për mbrojtje.

Edhe Musliu kërkoi fuqizim të familjeve strehuese me qëllim që edhe fëmijët pa përkujdesje prindërore të trajtohen barabartë.

“Nga momenti që e pranoi, ai ka me qenë fëmija im në çdo moment që e takoj ose e shoh ose e ndjej që e kam diku një fëmijë tjetër që nuk është i pranishëm në shtëpinë time. Ne si shoqëri duhet të bëjmë edhe shumë më tepër për tu fuqizuar familjet strehuese për t’i mbrojtur këta fëmijët jo vetëm sot që është Dita Ndërkombëtare të Familjes duhet të punohet më tepër për mirëqenien e këtyre fëmijët që të rritën në mënyrë sa më të barabartë“, theksoi ajo.

E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha u shpreh se për OJQ dhe familjet strehuese duhet të ketë mbështetje reale.

“Është e qartë që ne si deputet kur të procedohet një projektligj nëse ata që afektohen nga ai ligj janë të kënaqur, për neve është shumë e lehtë që ta procedojmë më shpejt….e keni mirënjohjen e thellë, por kjo nuk mjafton ju duhet të keni përkrahjen dhe mbështetjen reale”, theksoi ajo.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur 15 majin Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare. 

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?