Me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të hapë një ekspozitë, ku do të paraqiten rreth 100 tituj librash nga zhanre të ndryshme, të përzgjedhur nga fondet e saj.
Qëllimi i kësaj ekspozite është të promovojë pasurinë letrare dhe kulturore të Bibliotekës, si dhe të nxisë interesimin e publikut për lexim dhe respektimin e të drejtave të autorëve.
Ekspozita hapet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorët dhe lexuesit për një javë, duke filluar nga data 23 prill 2025.