Qindra kamionë të bizneseve të mëdha kanë bllokuar sot hyrjet kryesore të Prishtinës, në një aksion protestues kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për kalimin në tregun e hapur të energjisë.
Në qendër të vëmendjes së kësaj proteste qëndron “Devolli Corporation”, një nga kompanitë më të mëdha në vend, në pronësi të oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli. Kamionët e kësaj korporate janë vendosur në ballë të protestës, duke dominuar pamjet nga vendi i ngjarjes, shkruan KosovaNews.

Bizneset e mëdha po shprehin pakënaqësinë ndaj vendimit të ZRRE-së, që sipas tyre do të rrisë ndjeshëm kostot e operimit të tyre për shkak të çmimeve të larta në tregun e hapur të energjisë.

Vendimi i ZRRE-së bazohet në projektligjin e hartuar nga qeveria Mustafa dhe të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 16 dhjetor 2015.

Ligji më pas ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 1 korrik 2016, pas nënshkrimit nga ish-presidenti Hashim Thaçi. Në atë kohë, vendimi ishte përshëndetur nga koalicioni qeverisës i përbërë nga PDK, LDK dhe Lista Serbe.

Asokohe, asnjë përfaqësues i komunitetit të biznesit dhe as Oda Ekonomike e Kosovës nuk kishin shprehur kundërshtime ndaj këtij projektligji.

Megjithatë, sot – kur zbatimi i tij po bëhet realitet – pikërisht “Devolli Corporation”, e cila më herët ka përfituar nga marrëdhënie të ngushta me qeveritë e kaluara, është ndër zërat kryesorë kundërshtues të reformës në sektorin e energjisë.

Në ballë të bllokadave kundër liberalizimit të tregut të energjisë vendosen dhjetëra kamionë të “Devolli Coorporation”.Në ballë të bllokadave kundër liberalizimit të tregut të energjisë vendosen kamionët e “Devolli Coorporation”. Vendimin për liberalizimin e tregut e mori ZRRE në bazë të ligjit të miratuar në kuvend nga koalicioni PDK-LDK-Lista Serbe në vitin 2016 me kryeministër Isa Mustafa👇
Posted by KosovaNews on Thursday, May 29, 2025