KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndryshimi i pronësisë së mediave, KPM paralajmëron masa ligjore e ndërprerje të licencës
Lajme

Ndryshimi i pronësisë së mediave, KPM paralajmëron masa ligjore e ndërprerje të licencës

Kosova News
Kosova News 15:20 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Mediave paralajmëron se do të hapë raste ligjore për secilin ndryshim të pronësisë që nuk ka marrë paraprakisht aprovimin

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kohëve të fundit është duke u përballur me dukurinë e ndryshimit të pronësisë së të licencuarve në certifikatën e regjistrimit të biznesit të tyre, pa miratim paraprak me shkrim nga KPM siç është përcaktuar me Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së.

KPM thekson se ndryshimi i pronësisë në certifikatën e biznesit në të cilën është lëshuar licenca e KPM-së, pa miratim paraprak, përbën shkelje të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së si dhe kushteve të licencës së KPM-së.

Lidhur me këtë, KPM përkujton Nenin 21, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 04/l-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave i cili përcakton:

“Licencat nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së”.

“Gjithashtu, me kushtet dhe termet e licencës së të licencuarve, përcaktohet që për çdo ndryshim në pronësi që kap më shumë se 10% të aksioneve të interesave ose ato që kanë ndikim të theksuar në kontrollin e të Licencuarit, kërkohet paraprakisht aprovimi me shkrim nga ana e KPM-së”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, KPM kërkon nga licencuarit që të mos ndërmarrin asnjë veprim për ndryshim të pronësisë në certifikatën e tyre të regjistrimit të biznesit pa miratim paraprak me shkrim nga KPM, (kjo nënkupton që procesi i ndryshimit të pronësisë së pari duhet të autorizohet nga KPM, e pastaj të ndodh ndryshimi në certifikatën e biznesit) në të kundërtën, në të gjitha rastet e ndryshimit të pronësisë pa miratim paraprak me shkrim nga KPM do të merren masa të menjëhershme sanksionues në pajtim me Nenin 30 të Ligjit për KPM-në, të cilat masa mund të çojnë deri në Ndërprerje të Licencës”

“KPM do të hapë raste ligjore për secilin ndryshim të pronësisë që nuk ka marrë paraprakisht aprovimin nga ajo, si dhe udhëzon të licencuarit të cilët tashmë kanë bërë ndryshim të pronësisë në certifikatën e regjistrimit të biznesit të tyre, pa miratim paraprak me shkrim nga KPM, që të njoftojnë menjëherë KPM-në duke parashtruar kërkesë për këtë ndryshim së bashku me dokumentacionin e nevojshëm”, theksohet tutje në njoftim.

EKSKLUZIVE: Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar në Maqedoni si investim nga Serbia, me adresë “Djakovica, Serbia”, Drejtori i Klan Kosovës jep dorëheqje ditën që ia bëjmë pyetjet

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Kosova News 21/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?