KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj rithekson nevojën për Bazën e përhershme të Forcave amerikane në Kosovë
Siguri

Mehaj rithekson nevojën për Bazën e përhershme të Forcave amerikane në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:16 -10/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë më parë u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova dhe se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Këto dy lajme të mira për fushën e sigurisë në vend u mirëpritën nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e lidhur me këtë ka shkruar sot edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes sot bëri të ditur po ashtu se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugë-zbulimit.

Ai sot ka shkruar edhe për paralajmërimet për mbështetjen financiare të SHBA-së.

“Mbështetja e paralajmëruar financiare e SHBA-së –motivim i jashtëzakonshëm për ne dhe aleatët për të punuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të patjetërsueshme euroatlantike

Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në dhe Sekretarin Blinken për besimin e plotë në vendosmërinë tonë të hekurt në frontin e vendeve demokratike me orientim të qartë perëndimor në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”, shkruan Mehaj.

Në kontekstin gjeopolitik dhe sfidave të mjedisit të sigurisë që sfidojnë rajonin tonë, ai ritheksoi nevojën për vendosjes e Bazës së përhershme të Forcave amerikane në vendin tonë, si garancë e përhershme e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe perspektivës së qëndrueshme të vendeve dhe popujve të rajonit dhe më gjerë.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës janë të mishëruara dhe frymojnë e veprojnë në sinkron me konceptin strategjik të mbrojtjes e doktrinën ushtarake amerikane dhe aleatëve të saj”, shkruan ministri i Mbrojtjes.

Ndryshe, një ditë më parë u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të ndajnë 2.2 miliardë dollarë për investime ushtarake për vendet aleate në mesin e të cilave është edhe Kosova, ka njoftuar Misioni Amerikan në NATO.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken për siç tha, angazhimin e palëkundur për paqe dhe siguri.

“Një falënderim personal për Sekretarin Antony Blinken për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkroi Osmani.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, shtoi ajo.

Lidhur me paralajmërimet për ndihmë financiare dhe specialistët e parë të FSK-së për sulme ajrore, ka shkruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai i quajti si dy lajme të shkëlqyeshme nga SHBA-të. 

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

TAGGED: ARMEND MEHAJ, FSK, shba
Kosova News 10/09/2022 10/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?