KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndeshje me katër skuadra joeuropiane, ja ku mund t’i luajë Shqipëria miqësoret e muajit mars
Sport

Ndeshje me katër skuadra joeuropiane, ja ku mund t’i luajë Shqipëria miqësoret e muajit mars

Kosova News
Kosova News 08:32 -26/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi dy pistat e Zvicrës dhe Turqisë kanë rënë për momentin, Kombëtarja shqiptare mund të përfundojë në Algjeri për të zhvilluar ndeshje miqësore në muajin mars.

Bëhet fjalë për dy takime miqësore dhe me kombëtare joeuropiane. Pjesë e këtij turneu me katër ekipe, flitet se do të jetë Algjeria që do të presë të gjitha ndeshjet, Afrika e Jugut, Bolivia, si edhe Shqipëria.

Me kombëtaren algjeriane, Shqipëria është ndeshur dhe dy herë të tjera, në takime miqësore të vitit 1964 dhe 1976, një barazim dhe një fitore. Ndërkohë me Afrikën e Jugut dhe Bolivinë nuk jemi përballur asnjëherë në historinë tonë.

TURNEU- Shqipëria do të nisë përgatitjet e para në muajin mars, aty ku datat e FIFA-s e lejojnë që të zhvillojë ndeshje miqësore. Fillimisht në media u përfol për dy takime, me Turqinë dhe Zvicrën, por këto pista u zbehën për shkak se të dyja kombëtaret kishin axhendën e tyre dhe nuk u gjet gjuha e përbashkët mes dy federatave. Kështu FSHF-ja vijoi punën për të gjetur kundërshtarë të tjerë. Sipas mediave algjeriane, ka qarkulluar një lajm ku thuhet se në muajin mars do të organizohet një turne me katër skuadra, i cili do të mbahet në Algjeri. Ky shtet ka infrastrukturën e duhur për të pritur një turne të tillë, pasi edhe stadiumet janë të një kapaciteti të lartë dhe modern.

Katër kombëtare gjithsej: Shqipëria, Algjeria, Afrika e Jugut dhe Bolivia. Dy ndeshje për çdo kombëtare me një short të hedhur ku caktohen përballjet dhe fituesit kalojnë në finale, ndërsa humbësit luajnë një takim me tyre për vendin e tretë dhe të katërt. Dy ndeshje këto që mund të vlejnë shumë për stafin e Kombëtares shqiptare që do të punojë edhe njëherë nga afër me të gjithë futbollistët aktualë, apo edhe ndonjë emër të ri që mund të afrohet, përpara Europianit 2024. Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe të konfirmuar nga FSHF, edhe pse në rrjetin social “X”, në mediat algjeriane qarkullon ky lajm.

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin

Kosova News 26/12/2023 26/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?