KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndërtimet e banesave të reja në Prishtinë pa studim të qëndrueshmërisë dhe sigurisë
Ekonomi

Ndërtimet e banesave të reja në Prishtinë pa studim të qëndrueshmërisë dhe sigurisë

Kosova News
Kosova News 14:54 -18/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Për ndërtim të banesave në Prishtinë, shpeshherë tejkalohen rregullat teknike. Kështu vlerëson arkitekti Valdet Osmani, përderisa nga Shoqata e Ndërtuesve thonë se nuk marrin garanci për secilin ndërtim, por sipas tyre, në ndërtimet e larta, ndërtuesit kanë qenë të kujdesëm. E qytetarët, nuk u besojnë fort ndërtimeve të reja, për sa i përket qëndrueshmërisë.

Arkitekti Valdet Osmani thotë se gjatë ndërtimeve, shpesh herë ka anashkalim të lejeve të ndërtimit dhe kjo edhe ka shkaktuar ngufatje të mbindërtimeve në kryeqytet.

“Në Kosovë, në përgjithësi, nuk respektohen rregullat teknike të ndërtimit edhe nevojat e qytetarëve dhe kemi mbingarkese. Për këtë kemi një ngufatje të jetës së qytetarit, dhe nuk merren parasysh as rregullat teknike, as format e ndriçimit, as era, as komunikacioni, ngarkesa, sipërfaqja përcjellëse që duhet të jetë për qytetarë. Pra, të gjitha këto kanë qenë të parapara edhe me ligj e edhe me rregulla teknike, por janë shkelur, dhe në mungesë të prokurorisë e cila duhet t’i hetojë këto raste drastike, që kanë ndikuar në dëmtim të pronës dhe jetës së qytetarëve, është kriminalizuar edhe më shumë kjo metodë e projektimit dhe ndërtimit në Prishtinë”, ka theksuar për Radio Kosovën, Osmani.

Por, kryetari i Shoqatës së Ndërtueseve, Faton Hoxha, thotë për Radio Kosovën se gjatë ndërtimit të banesave, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm, ndërsa sipas tij, komuna kryen në mënyrë të rregullt procedurat e tyre.

- Reklamë -

“Prapëseprapë, pavarësisht se ka shumë thashetheme, nuk mundemi me marrë garanci për secilin objekt, por objektet e larta banesore, ndërtuesit kanë qenë të kujdesshëm, edhe komunat kanë kryer procedurat e tyre, ku edhe parashihet revidimi i projekteve, ka një kontroll  edhe me aq sa shihet me sy, duhet të jenë të qëndrueshme”, ka thënë Hoxha.

Adelina, është një qytetare që bashkë me bashkëshortin e saj, pasi kanë blerë banesë, e kanë shitur atë, për siç thonë ata, arsye se nuk ndihen të sigurt në ndërtimin e saj.

 “Kam blerë banesë në Fushë-Kosovë. Çmimi ka qenë shumë i lartë, por e kam shitur se kam menduar që nuk është fort e sigurt. Tash e kam ndërtuar shtëpinë, sepse e di se çka është investuar në të dhe mendoj se është më e sigurt sesa banesa”, ka theksuar ajo.

Nëse një tërmet ndodh në Prishtinë, të gjithë do të mbesin jashtë, thotë një qytetare tjetër.

“Besimi për material se çka kanë vendos për ndërtimet e reja nuk është i sigurt, këto lëkundjet që kanë qenë, edhe neve me na prekë, ne do të mbesim krejt jashtë, në qiell të hapur”, ka thënë qytetarja tjetër.

Sidoqoftë, që nga paslufta, Prishtina është mbingarkuar me ndërtime. Arkitekti Osmani vlerëson se siguria e banesave duhet të analizohet në bazë të testimeve të ndryshme, laborantëve dhe ekspertëve të fushës përkatëse.

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kosova News 18/09/2022 18/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?