Në pikëkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë në Morinë, ndërtesat e doganës të cilat tashmë shfrytëzohen si pikëkalim i përbashkët në mes të dy shteteve janë ngjyrosur më një ngjyrë të veçant.
Sipas disa fotografive të dërguara në redaksinë e KosovaNews dje Dogana e Shqipërisë kishte marrë pamje krejtësisht ndryshe duke u ngjyrosur tërësisht me ngjyrë vjollcë.

Ngjyra vjollcë(mavi) tashmë është simbol i partisë Socialiste të Shqipërisë e cila udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama i cili njëherit është edhe piktor si duket po ua imponon edhe institucioneve shtetërore që t’i përdorin ngjyrat sipas shijes së tij dhe jo sipas kritereve dhe si u kanë hije institucioneve shtetërore.





