Ndërrimi i moteve, përpos festës solli edhe lëndime nga mjetet piroteknike.
22 pacientë të lënduar nga këto mjete, ndërsa një i lënduar nga një plumb qorr kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për medie se gjithsej trajtim kanë kërkuar 249 pacientë brenda 24 orëve.
“22 raste kanë qenë të lënduar me mjete piroteknike dhe një me armë zjarri (plumb qorr), prej tyre dy janë pranu për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Oftalmologjisë, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe një në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, konfirmoi Syla.