KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndërpritet seanca, Konjufca kritikon PDK-në për mospraninë e deputetëve në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Politikë

Ndërpritet seanca, Konjufca kritikon PDK-në për mospraninë e deputetëve në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 14:15 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka kritikuar Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike për mozprezencën e deputetëve të kësaj partie në seancë.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë ishin marrë vesh që të enjten deputetët të ishin në sallën e seancave.

Ka shtuar që të gjitha grupet parlamentare ishin të pajtimit që të enjten t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“PDK-ja në fillim i pati të gjithë deputetët por siç po shoh për shkak të disa mospajtimeve dolën. Këto mospajtime është dashur të m’i tregojnë të hënën e unë nuk kisha caktu me i sjell deputetët këtu hiç”, ka thënë ai.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se këto marrëveshje janë për dy muaj në agjendë, duke shtuar se nuk ka pasur interes për votimin e tyre.

Ai e ka quajtur papërgjegjësi të VV-së për shtyrjen e këtyre pikave në vazhdimësi.

Ka shtuar se këto pika të muajit prill, do duhej të përfundonin shumë më herët.

“Vendi jon nuk është në rrethana normale. Ne po kërcënohemi edhe për fondet e IPA-s që i kemi votuar para një jave. Ne kritikën kryesore e kemi për neglizhimin e mazhorancës”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se kjo është shumë e pandershme nga ana e PDK-së.

Sipas tij, po t’i tregonte në mbledhjen e Kryesisë nuk do t’i ftonte deputetët sot në seancë.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është dëshpëruese ndryshimi i qëndrimit dhe të pavërtetat që sipas saj i ka thënë Tahiri.

“Është tërësisht e pavërtetë që deklaron se në mbledhje të Kryesisë është diskutuar që nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Sot kryetari e konstatoi numrin 86 të deputetëve në sallë përderisa nën instruksione tuaja deputetët tuaj e lëshuan sallën dhe shkuan në bufe rrjedhimisht ra numri në 75. Nëse dakordoheni për mbajtje të seancës duhet të qëndroni prapa. Për hir të kolegjialitetit që e keni në kryesi të lutem mos abuzoni me diskutimet dhe dakordimet që i kemi në kryesi. Mos i ndrysho fjalët”, ka thënë ajo.

Pas situatës së krijuar seanca është ndërprerë.

Gjithashtu lexoni:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK

KQZ-ja: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime në QNR

Kosova News 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?