KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nderimi i viktimave të 11 shtatorit, Kurti: Kosova qëndron pranë SHBA-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit
Politikë

Nderimi i viktimave të 11 shtatorit, Kurti: Kosova qëndron pranë SHBA-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit

Kosova News
Kosova News 10:25 -11/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe zëvendës-shefen e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Anu Pratipati, vendosën lule pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton” për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë përvjetor të sulmeve që tronditën botën, Kurti shprehu solidaritetin e Kosovës me familjet që humbën të dashurit e tyre, duke rikujtuar gjithashtu tre shqiptarë të familjeve Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj, të cilët humbën jetën gjatë sulmeve.

Kryeministri Kurti dhe zëvendës-shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nderojnë viktimat e sulmit të 11 Shtatorit

“Para 23 viteve, 2977-të qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kullat Binjake, në Pentagon, në katër avionët dhe 403 zjarrfikës e policë, duke provuar t’i shpëtojnë ata, humbën jetën, ranë heroikisht dhe shënuan një datë e cila sot paraqet edhe një epokë të re, që prej atëherë, sepse terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë, dhe duhet bashkëpunimi i secilit shtet, secilës qeveri, secilit aktor e faktor, secilit politikan e do të thosha secilit qytetar liridashës i cili dëshiron paqe, demokraci, të drejtat e njeriut, pluralizëm politik dhe mirëqenie që nuk diskriminon asnjeri. Në mesin e atyre që u vranë para 23 vjetësh ishin edhe tre bashkatdhetarë shqiptarë që gjithashtu i kujtojmë, të familjeve Camaj, Dedvukaj dhe Gjonbalaj”, tha Kurti.

Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, duke nënvizuar miqësinë e fortë dhe partneritetin e vazhdueshëm të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“Republika e Kosovës qëndron pranë SHBA-së në këtë ditë përkujtimi dhe thekson aleancën tonë të fuqishme në çdo aspekt, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit,” tha ai.

Ceremonia u zhvillua në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku përfaqësuesit e lartë nderuan viktimat me respekt dhe mirënjohje për heroizmin e zjarrfikësve dhe policëve amerikanë.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

“Ec me fëmijët” mbush rrugët e Prishtinës me ngjyra e gëzim në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ministri i Jashtëm i Tanzanisë viziton Kosovën me ftesë të presidentes Osmani

Pas talljes me Kurtin në ditë zie, Bogujevci shpërthen ndaj analistit Mirena: “Mjeran, s’keni as turp”

Me ftesë të Presidentes, Guvernatori i Antigua dhe Barbudas mbërrin në Kosovë

Kosova News 11/09/2024 11/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky konfirmon se Ukraina nesër do të marrë pjesë në bisedimet për paqe të organizuara në Turqi
15:44 -01/06/2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
15:40 -01/06/2025
“Ec me fëmijët” mbush rrugët e Prishtinës me ngjyra e gëzim në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
15:38 -01/06/2025
Ministri i Jashtëm i Tanzanisë viziton Kosovën me ftesë të presidentes Osmani
15:33 -01/06/2025
Pas talljes me Kurtin në ditë zie, Bogujevci shpërthen ndaj analistit Mirena: “Mjeran, s’keni as turp”
15:11 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?