Të martën ka vazhduar gara në Superligën e Turqisë në futboll pas ndërprerjes për shkak të sulmit të rëndë ndaj arbitrit.
Istanbulspor – Trabzonspor është njëra prej ndeshjeve të së martës. Kjo ndeshje është ndërprerë në minutën e 79-të.
Istanbulspori ka vendosur të tërhiqet nga fusha, me vendim të presidentit të klubit, Ecmel Faik.
Trabzonspori po udhëhiqte 2:1.
Lojtarët e Istanbulsporit kanë kërkuar penallti për një ndërhyrje ndaj Florian Loshajt, por arbitri mendoj ndryshe. Në aksionin e njëjtë Trabzonspori shënoi gol. Disa prej lojtarëve të Istanbulsporit kërkuan të vazhdojnë ndeshjen, por vendimi i presidentit ishte i fundit.
Madje disa prej lojtarëve kanë lutur presidentin që t’i lejoj të luajnë. Por vendimi mbeti i pandryshueshëm.


