KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalohet trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë
Botë

Ndalohet trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë

Kosova News
Kosova News 10:12 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qarkullimi i veturave në urën që lidh Rusinë dhe gadishullin e Krimesë, e cila është aneksuar ilegalsiht nga Moska, u ndal për shkak të një “emergjence”, tha guvernatori i rajonit, Sergei Aksyonov nga Rusia.

Edhe pse raportet për të paktën një shpërthim në urë mbeten të pakonfirmuara, Ukraina ka thënë se incidenti mund të jetë një veprim provokues i orkestruar nga Rusia.

“Kishte një emergjencë në zonën e shtyllës 145 nga Territori i Krasnodarit (në anën ruse të urës). Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të gjitha shërbimet përgjegjëse janë duke punuar”, shkroi Aksyonov në Telegram.

Sipas zyrtarëve të transportit të territorit të Krasnodarit të Rusisë, bllokimi i trafikut në hyrje të urës së Krimesë shtrihej për rreth 3 kilometra.

Ura rrugore dhe hekurudhore prej 19 kilometrash u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë e rëndësishme transporti midis Rusisë dhe rajonit të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.

Ura u mbyll pjesërisht pasi një shpërthim i madh në tetor të vitit të kaluar dëmtoi strukturën e saj, në atë që Moska pretendoi se ishte një akt terrorist.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit Belgorod të Rusisë, tha në Telegram se një çift u vra në urë dhe vajza e tyre u plagos, pa dhënë detaje mbi shkakun e vdekjeve.

Raportet, të cilat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, u përshkruan nga një zëdhënëse ushtarake ukrainase si një provokim i mundshëm nga Rusia.

“Provokime të tilla, të cilat pushtuesit e Krimesë nxitojnë t’i raportojnë me zë të lartë, janë një mënyrë tipike për zgjidhjen e problemeve nga autoritetet e Krimesë dhe shteti agresor”, tha Nataliya Humenyuk për mediat ukrainase.

Burimet lokale të lajmeve përmendën se banorët dëgjuan shpërthime para agimit, megjithëse nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar.

Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte brenda disa orësh.

Nga fotot e postuara nga një kanal në Telegram, i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, shihej një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë të zezë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

E hapur në vitin 2018, ura prej 19 kilometrash është lidhja kryesore tokësore midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, shkruan REL.

Ndërsa Andriy Yusov, një zëdhënës i departamentit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, nuk pranoi të komentojë mbi incidentin, ai theksoi se “gadishulli përdoret nga rusët si një qendër e madhe logjistike për lëvizjen e forcave dhe aseteve thellë në territorin e Ukrainës. Çdo çështje logjistike i komplikon gjërat për pushtuesit”.

Të hënën, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, tha se incidenti në urën e Krimesë mund të jetë potencialisht një akt i qëllimshëm provokimi i orkestruar nga Moska.

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?