KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalohet një person për drogë në Prishtinë
Siguri

Ndalohet një person për drogë në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 19:58 -13/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës ka ndaluar një person me iniciale A.H. (1968), me vendbanim në Prishtinë.

Pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti deklaron se posedon substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu dhe menjëherë është njoftuar drejtoria përkatëse e antidrogës (DHTN), të cilët iu janë përgjigjur rastit për hetim të mëtejmë.

Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë, pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge.

Në cilësi të provës material tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 14.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 412 gramë substancë psikotrope ose analoge, dy telefona mobilë, 10 euro të falsifikuara dhe 326.5 euro.

Me këtë rast është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikimi i parasë, ndërsa me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë./kp/

Gjithashtu lexoni:

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Ferizaj: Në zonën 50 voziti me 115 km/h, shoferi gjobitet me 300 euro dhe 3 muaj pa patentë

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën

TAGGED: policia, Prishtinë
Kosova News 13/06/2022 13/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?