Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e një shtetasi të huaj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është gjetur një sasi e marihuanës.
Policia ka bërë të ditur se janë gjetur 6.4 gramë marihuanë, një mulli dhe një pako me rizlla.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“PKK Vërmicë 06.01.2024-21:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që gjatë kontrollin në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar 6.4 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një mulli dhe një pako me rizlla. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


