Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit të dy kamionëve në fshatin Davidovc të Shtimes janë vërejtur katër persona, të cilët dyshohen se po kontrabandoheshin si migrant.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, personat e kontrabanduar janë dy shtetas kurd dhe dy sirian.
“Fsh. Davidovc, Shtime / 15.05.2024-11:40. Gjatë kontrollit të realizuar derisa janë hapur dy rimorkio të kamionëve, janë vërejtur katër persona, të cilët pasi janë larguar më vonë janë hasur nga patrulla policore, të njëjtit janë identifikuar si : dy shtetas kurd dhe dy sirian. Lidhur me rastin janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën e pritjes”, thuhet në raportin e Policisë.


