KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndahen çmimet për institucionet për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
Politikë

Ndahen çmimet për institucionet për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Kosova News
Kosova News 14:47 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Komisionarit për Gjuhët (ZKGJ), në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), mbajtën edicionin e katërt të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve për “Praktikat më të mira për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”.

Me ketë rast çmimet janë ndarë për Presidencën, Agjencionin Anti-Korrupsion dhe E-Kosova.

Slavisha Mladenoviq, nga komisionar për gjuhë pranë Zyra e Komisionarit për Gjuhët, Zyra e kryeministrit, ka përmendur disa nga konkluzionet qe përfaqëson ky çmim, derisa shtoi se nuk zbatohet ky ligj siç duhet.

“Një konkluzë e përgjithshme është se nuk zbatohet sa duhet ky ligj në përgjithësi dhe mund të themi që nuk ka praktika ideale të zbatimit të këtij ligji, por është shumë e rëndësishme që shihet se janë disa institucione qe performojnë më mirë se të tjerat dhe një tjetër gjë që është me rëndësi është që ky çmim nënkupton edhe një çmim për kontributin personal të cilin njerëzit që punojnë në ato institucione kanë shkuar një hap shtesë për të siguruar që zbatojnë këtë ligj”, tha Mladenoviq.

Ambasadori Micheal Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë e ka vlerësuar këtë edicion mjaft të rëndësishëm.

Davenport është shprehur i shqetësuar se si gjuhët po zhduken në mënyrë të përshpejtuar.

“Ky është një event dhe praktikë e rëndësishëm, sepse gjuha është shumë e rëndësishme, si dhe pjesë e identitetit, e trashëgimisë tradicionale që ne të gjithë e kemi në një mënyrë. Disi në botë janë shtatë mijë gjuhë të ndryshme, shumë prej të cilave po zhduken me një ritëm tejet të shpejtë, nëse nuk gaboj janë nëntë gjuhë në vit që zhduken dhe sipas disa vlerësimeve kjo dinamikë vetëm sa do ta përshpejtojë hapin në vitet dhe dekadat në vijim. Të gjithë ne që vijmë nga jashtë në Kosovë mbesim të befasuar me tapestrinë e pasur të gjuhëve në Kosovë dhe kjo duhet çmuar, duhet zhvilluar dhe duhet gëzuar duke pasur gjithmonë parasysh rëndësinë e zbatimit të legjislacionit për gjuhët duke u siguruar që mësimi i gjuhës së tjetrit nënkupton respektim të njëri-tjetrit, respektim të kulturës së njëri-tjetrit”, tha Davenport.

Ambasadori zviceran Thomas Kolly, tha se përfitimet ekonomike që gjuhësia sjell në ekonominë e vendit janë mjaft të mira. Ai tha se personi që flet dy gjuhë zyrtare në Zvicër, përjashtim gjuhën angleze, ka të ardhura për 20 për qind më shumë në krahasim me personat tjerë që flasin një gjuhë zyrtare.

“Kur kemi shumë gjuhë kemi edhe shumë sfida por duhet mbajtur mend që kemi një pasuri të madhe. Në Zvicër kemi katër gjuhë zyrtare, kemi gjermanishten grupin më të madh, pastaj frëngjishten, italishten dhe romanshen, ku më pak se një për qind e njerëzve, të qytetarëve të Zvicrës e përdorin këtë gjuhë si gjuhë amtare. Sa i përket diversitetit gjuhësor e kulturor para disa viteve një profesor gjerman nga një perspektivë ekonomike ka bërë një studim dhe ka nxjerrë përfundime që për Zvicrën si shtet, fakti se jemi shtet shumë gjuhësor, vetëm ky fakt ndikon në një rritje të madhe prej 10 për qind të bruto prodhimit vendor të GPS, në nivelin personal e ka konkluduar se dikush që flet së paku dy gjuhë zyrtare në Zvicër, përjashtim anglishten, sepse është bërë e obliguar për të gjithë, mesatarisht ai person do të ketë të ardhura 20 për qind më të larta se personat tjerë që flasin vetëm një gjuhë zyrtare”, tha Kolly.

Safete Graiçevci, koordinatore për sigurimin e zbatueshmerisë, Zyra e Komisionarit për gjuhët, është shprehur e pakënaqur me atë që kanë monitoruar, sipas saj në shumicën e rasteve nuk është zbatuar ky ligj.

Graiçevci tregoi edhe disa prej kritereve të atyre që kanë fituar çmimet.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Gërvalla: Kujdes, ndalesat arbitrare nga Serbia janë shtuar

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara
15:38 -09/06/2025
Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Adoleshenti në Connecticut kapet duke vozitur me 212 km/h për të arritur në intervistë pune – përfundoi në polici
15:28 -09/06/2025
E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd
15:25 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?